• |
ide | kryesore

FOTO/ Sulmohet në Lezhë, autobusi i linjës Ulqin – Prishtinë

Lajme, Të fundit



Një autobus i linjës së rregullt Ulqin – Prishtinë është sulmuar me gurë nga persona të panjohur në territorin e Shqipërisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të së martës në Reps të Lezhës dhe fatmirësisht përfundoi pa të lënduar.

Gurët që goditën autobusin e kompanisë “Barileva” lanë të thyer një xham dhe një nga fenerët e autobusit duke shqetësuar tej mase udhëtarët.

Indeksonline ka siguruar foto nga kjo ngjarje. Policia shqiptare thotë se menjëherë ka nisur hetimet për kapjen e autorëve. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Po pse more,me zor fitohet turizmi?Gjithe turizmin per vete ? Eshte viti 2018 o vellezer nga Shqiperia, e nuk fitohet turizmi duke gjuajtur me gur e duke fsheh doren. Para pak ditesh digjet personi i gjalle, tani ky akt tjeter i keq.neser mund te ndodh dicka tjeter, E cka fitojme si Kosove e shqiperi?Cka fitoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *