• |
ide | kryesore

Gazetari Olldashi: “Babalja” më foli edhe për kushërinj të ministrave të tjerë

Lajme, Të fundit



Gazetari Jetmir Olldashi ka rrëfyer se Albert Veliu, i njohur në Vlorë me nofkën “Babalja” apo si “Dëshmitari X” në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ka zbuluar detaje të reja nga çështja. Në një intervistë për emisionin “360 gardë” në Ora Neës, Olldashi tha se “Babalja” i ka rrëfyer edhe disa afera të paligjshme në Vlorë edhe për disa kushërinj të një ministri tjetër të qeverisë Rama.

“Babalja fliste edhe për disa kushërinj të ministrave të tjerë që janë aktualisht në detyrë. Nuk patëm mundësi t’i takonim sepse qëndruam vetëm një ditë në Vlorë. Nuk mund t’i them emrat sepse mund të jenë pjesë e një investigimi të ardhshëm. Merren me ndërtime. Nëse pyet në Vlorë për ta do të thonë shumë gjëra. Nuk mund të them asgjë pa vërtetuar vetë” – tha Olldashi. Deri tani dihet vetëm procedimi që ka nisur për Habilajt, kushërinjtë e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe vëllai i ministrit aktual Fatmir Xhafaj. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ore nuk e kuptoni qe po i bini vrimes se gabuar ( te fyellit) .. Sa me shume vazhdoni me Babalen aq me shume tregoni se nuk keni me shprese. Meqe puna e Xhafajt nuk na doli sic donim le te krijojme disa teori konspirative per kusherinj te ministrave te tjere duke u nisur nga nje shprehje e gazetarit.

    Megjithe se edhe po mos te ishin keto ‘ FAKTE’ ju do gjenit ndonje gje , nje sebep te rendomte, per te shfryre vrerin tuaj.

    Meqe ra fjale .. nuk po shikoj me ato artikujt e perditshem ku nxirrnit zorret e barkut kunder Veliajt ? E harruat ? Se para nja 2 javesh nuk kishte dite qe mos te shkruanit dicka si pershembull ‘ doli dokumenti’ , ‘ shikoni si genjen.. ‘ , ‘ ky qendron loja’ ., . ‘ skandali.. ‘ , ‘ ,shikoni se e ben fytyren .. ‘

    Mjerane

    1. xxxxx kete fjal e tha dhe dje tek klan. por bushati,baze,muq nano,nazarkot nuk e than.masje babala ka permend dhe vllaun e te xhatit.doli e vertet e gjith qfare ka then babala per ket arsye e iken kriminelin geron fatmuti e xhafa.xxxx kujdesu per jastekun e griseldes se te lind e te vret rama po te vdiq femija,pastaj shko mbushe mushkonjen kokain se habilajt e din qfare te bejn ,ta qojn roshin e te perdhunon ne grup.

  2. ……ore po si nuk ju ra nder mend fare qe droga iu kerkua edhe kryeplakut te Tragjasit….!?!?!?!? e moren gje ne pyetje ate?!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *