• |
ide | kryesore

Koncerti i një fashisti grek, ofendim për shqiptarët

2, Arkiva, Ide



Në Selanik të Greqisë, nacionalistë të majtë e të djathë rrahën kryetarin e bashkisë së qytetit, Janis Butaris. Një burrë i mençur dhe trim, që vite tashmë i kundërvihet nacionalizmit histerik, me të cilin është mbrujtur shoqëria greke – që nga krijimi i shtetit modern grek.

Butaris është mbi të gjitha një simbol që urrejnë Kisha Ortodokse Greke, fashistët, stalinistët, kopukët, hajdutët, shteti i thellë grek. Perse e urrejnë? Sepse thotë disa të vërteta të thjeshta si për shembull, flet për holokaustin e hebrenjve të Selanikut (një qytet, universiteti i të cilit është ndërtuar mbi varrezat e hebrenjve të qytetit!); flet për të kaluarën e një qyteti, Selanikut, që dikur ishte një nga qytetet më kozmopolite në Mesdhe dhe që vala e nacionalizmit dhe spastrimeve etnike e ka kthyer në një provincë ku mbizotëron fjala e talibanëve ortodoksë dhe e paranojës nacionaliste.

Por unë, për tjetër gjë doja të shkruaja. Kur isha në Tiranë javën e kaluar, pashë afishe të një koncerti që do jepet në Tiranë, në datën 24 maj, të një këngëtari grek quajtur Notis Sfakianakis. Notis këndon tallava greke, të quajtur në greqisht edhe “muzikë skiladhiko”, ose në shqip “muzikë qençe” apo “muzikë hum-hum”. Nejse, në një shoqëri të hapur, njerëzit janë të lirë të dëgjojnë dhe të adhurojnë edhe “muzikën hum-hum”.

Problemi është se Sfakianakis është një fashist i hapur, i cili i ka quajtur shqiptaret “plehra”, që jep koncerte për nazistët e Agimit të Artë dhe nxit urrejtjen dhe paranojën nacionaliste në Greqi (përveç faktit që është një ufolog, që beson se grekët janë racë aq superiore, saqë e kanë prejardhjen nga jashtëtokësorët!).

Më bëri përshtypje që ata që Sfakianakis i quan “plehra” do paguajnë 100 apo 200 euro për biletë që ta dëgjojnë, ndërsa në Greqi biletat për koncertet e tij nuk i kalojnë zakonisht 50 euro. Sigurisht, me aq shumë pare të pistë që qarkullon në Shqipëri, shumë “plehra”, mendoj, s’i kanë për gjë 200 euro për një natë.

Por ajo që të shokon në rastin e atdheut tonë ende-geto është se ne nuk adhurojmë dhe respektojmë vetëm anët më të këqija të vetvetes, por edhe anët më të këqija të të tjerëve.

Koncerti i këtij ufologu fashist dhe urrejtje- ndjellës nuk është vetëm ofendim i rëndë për shqiptarët. Është ofendim i rëndë edhe për njerëzit demokratë në Greqi dhe kudo në Ballkan dhe Europë.

Artistët shqiptare kundër koncertit të këngëtarit grek Notis Sfakanakis (FOTO)

 



24 Comments

  1. Dikur kur jetonte ende ne Greqi, Gaz Kapllani shkruante kritika interesante dhe realiste. Me te ikur nga Greqia, u kthye ne nje integralist antigrek i llojit Marin Mema. Per Sfakinakin mund te shkruash e ta kritikosh per çdo gje, po te thuash qe Notin nuk e degjon me njeri ne Greqi e qe muzika e tij qenka “tallava”…. Kapllano, te ka kapur semundje e njohur dhe fatkeqesisht e pasherueshme. Ngushellime!

    1. or Andreas 300 evrosh, cna intereson nqs eshte kengetari me i degjuar ne Greqi ky apo jo. A na paska quajtur plehra? Ste mjafton vetem ky fakt qe jo t’i shkojme ne koncert, por ta presim ne kakavije me plehra e veze ta gjuajme. Ky gazetari i nderuar foli, jo se eshte anti grek por se di me shume se ne se cili nga greket na urren me shume e cili me pak. Respekte e nderime per kete gazetar

      1. Nese Noti Sfakianaki kandidon per politike, une nuk do ta votoja kurre. Nese Noti kendon, une e degjoj me kenaqesi. Jo ne te gjitha fushat jemi njesoj. Si puna e Gazit, qe si njeri mund te jete shume i mire, si shkrimtar i lexueshem, po si patriot eshte i trishte! Ose si puna jote qe …. ne fakt ti nuk je rast per krahasim se qenke rrote kari ngado qe te te kthesh.

        1. Ai do marre lek nga gjithe ato bileta qe do shiten dhe neser pasneser mund t’i dhuroje nje pjese te atyre lekve per fushata te partise naziste. Keshtu qe mos na trego ti trishtesine dhe kenaqesine, po na shpjego se pse je duke sponsorizuar ne menyre te terthorte dike qe ka gjasa te larta t’ja dhuroje parate e tua nje partie fashiste anti-shqiptare.

          1. Ku eshte Nastradini se me ka ca leke borxh? Ka zbritur ne qytet qe te gjeje ca fara, per te mbjelle ferra ketu tek baçja jone, qe kur te kalojne delet e gjitonit tu ngece leshi neper ferra. Pastaj ne do mbledhim leshin, do ta shesim dhe do te kthejme leket e borxhit. Qeshi burri i botes (siç po qesh une me keto supozimet e tua). Qesh.. qesh.. ti i thote gruaja e Nastradinit, se i more leket!

          2. Ti qesh sa te duash por nuk te validon argumentin sic ke kerkuar ta validosh per disa postime me rradhe. Fakti qendron se probabiliteti qe ky kengetar nazist te dhuroje parate e fituara per nje parti naziste anti-shqiptare eshte goxha i larte fale historikut te tij, madje i larte mjaftueshem per te dekurajuar cdo person qe e ka seriozisht kur thote se e do Shqiperine qe te mos i beje biznes ketij ekstremisti. Pastaj se ti mundohesh ta racionalizosh anti-shqiptarizmin tend me humor apo me argumente dytesore perpara interesit kombetar, kjo eshte pune per ty. Ne fund te dites, ka menyra etike per te bere biznes, dhe ka menyra joetike per te bere biznes. Ti Andreas simbolizon menyren e shtrember te te berit biznes qe ka penalizuar Shqiperine deri me sot. Ky vend eshte keshtu sic eshte prej “atdhedashesve” si puna jote qe i kane futur nje te qeshme interesave kombetare per pune egoizmash e qejfesh.

          3. Ndersa une mendoj se shqiperia nuk ecen perpara sepse eshte e mbushur me njerez si ty qe kerkojne te zgjidhin problemet qe nuk ekzistojne duke u perpjekur filimisht te vertetojne teoremen e ekzistences se problemeve te tilla, mbeshtetur vetem ne aksioma shqiptareske. Dhe gjithe kjo turme te hulumtuaresh sherbejne si mburoje e te vetmit problem qe me te vertete po e mban per bishti shqiperine, korrupsioni dhe kriminaliteti qeveritar, i te gjitha qeverive!

          1. Te qenka thyer pasqyra nipçe! Shiko si u drejtohesh te tjereve para se te pretendosh korektese ne pergjigje.

      2. nje here tjeter. Te gjithe ju shqiptaret e shqiptaret e mi te dashur e me karakter te forte e seder te larte qe ndiheni te ngacmuar nga ç’na qenka e ç’nuk paska thene ky greku i poshter! Keni te drejte o njerez keni pa fund te drejte! Por kujtoni ç’na tha K..ministri jone qe paçim sa malet me ze e me figure ne mes te mexhlisit ne sy edhe te femijeve tane. ai qe sngrihet….. dhe pastaj ti kerrehemi ketij grekut qe i paska lenduar sedre asaj Fatmes flokegaforre qe sdihet se nga ka mbire.

    2. O grek te peshtire, po as ajo kengetarja qe perfaqesoi Qipron nuk kandidoi per politike, por vetem se beri simbolin e shtetit te vet, iu sulen gjithe greket dhe bene namin. Kurse kete fashistin grek, kete plehun, e arsyeton se qenka kengetar dhe jo politikane. Megjithesi nuk krahasohen keto dy raste se njera thjeshte mbrojti simbolet kengetare, kurse fashisti na urren pa asnje arsye dhe tani qe ka ngel pa leke vjen dhe lepin ate qe ka peshtyre. Ku jane katandis greket vijne per pune tek ne, po nejse nqs greket jane katandis ekonomikisht ne kete pike, ne shqiptaret jemi katandis edhe me keq, nqs ia lejojme vetes te leme nje fashist te vije te kendoje, se sallen do ia mbushin minoritaret si puna e ketij andreas, jo ne shqiptaret por ne shqiptaret sduhet ta leme te kaloje kufirin

  2. Imagjinoni sikur nje shqiptar i tille si greku do shkonte per concert ne Greqi,ju garantoj se do kallej vendi.Shqiptaret lapera,te padinjitetshem dhe shume te ulet ne atdhetarizem,te vetposhterohet deri ne skaj,do shkojne ta shohin grekun.E ne theme pse nuk behet Shqiperise……… .

  3. Mire e ke Gazmend, po hajde te shfletoje portalin e Lalierit sot, cna.al!!! (App e ngaterroj me te Merobazes??)
    Aty sglruhej se ishte teper e pakuptimte te shaje nje kolos si Notis dhe teper areogante nga ca portale e kengetare qe revoltoheshin nga Noti…. se Noti vikesh si kengetar e jo si polotikan…
    Une s’e kuptoj, keta Ridhjeresit e Rama-Veliajt, jane app bejne???

  4. Shkrimi te detyron ti besh pyetje vetes: A duhet nje artist fashist, komunist, nacionalist e ku di une çfare te respektohet e te shijohet per vlerat e tija artistike, apo bindja politike e tij eshte mbi gjithçka? Ne itali di shume kengetar me bindje politike te ndryeshme ekstreme e jo ekstreme por te suksesshem ne artin e tyre! kemi shume filozof qe jane ekstremisht te skajshem por lexohen se jane kapacitete filozofike por nuk dakordesohemi me ta! Besoj se eshte me mire qe ekstremistet raciste etje vese ti mbajme afer, ti shijojme e ti perbuzim!

  5. Po degjoj tani te TopShow kete kurvicken OriNebiaj….. Kjo per nje vit ka per t’u bere drejtore ne Bashki te Lalierit! VETEM TA DEGJONI CFARE BROCKULLASH KOZMOPOLITE GREKOFILIE KEPUT!
    BRAVO FATMA E “THUMB” dhe ai djali tjeter qe nuk e njoh….

  6. sa interesante eshte koherenca shqiptare…shajme nje artist me fame qe vjen te kendoje, dhe kerkojme t’i gjejme gjilperen ne kashte, nderkohe qe harrojme qe me shume dem sec i kane sjelle vete shqiptaret ketij vendi, nuk ia kane sjelle te huajt…sa per ekstremizmin, nese notis-in e konsideroni fashist, ky “mendjendrituri” qe ka shkruar keto perla ne kete artikull te dobet mund te konsiderohet pa frike nazist, ksenofob dhe ekstremist…eshte turp dhe pafytyresi qe, nga njera ane te sillesh njesoj si agimi i arte, dhe nga ana tjeter te “fryhesh” sikur je kozmopolitani dhe ksenofili me i madh…koherence shqiptare…

    1. ATA ANTHROPOS QË KONSIDEROJNË SHQIPTARËT PLEHRA,
      NE DUHET T’I HEDHIM NATYRISHT NË KOSHIN E PLEHRAVE.
      PASTAJ SI “ARTISTA”, LE TË KËNDOJNË ATJE NË KOSHIN E PLEHRAVE.

  7. Notis eshte nje kengetar i muzikes komerciale, ne te cilen ben pjese dhe tallavaja. Eshte ROM, dhe nese vertet i ka quajtur shqiptaret PLEHRA, mos u merakosni sepse eshte ceshtje afiniteti mes dy termave me shkronja te medha….
    Para ca viteve kam pare nhe koncert te Bruce Springsteen ne nje salle ne veri te Italise me 80 euro!!! Ndoshta ky Notis vlen me teper!!!

    1. Ndonjehere kur nje minoritar behet i famshem apo i suksesshem fillon dhe mbron kauza fashiste kundra minoriteteve apo kombesive te tjera per ta bere veten te duket sikur eshte me i mire. Madje shpesh here fillojne edhe kultivojne ndjenja fashizmi edhe kundra sojit te vet qe nuk kane arritur te ngrejne dot koken prej margjinalizimit qe u eshte bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *