• |
ide | kryesore

Lobimi i PD në SHBA, Prokuroria vijon hetimet dhe dërgon letërporosi në Mbretërinë e Bashkuar

Lajme, Të fundit
basha trump.jpg



Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimeve për kontratat e lobimit të PD, ka dërguar letër porosi në Skoci të Mbretërisë së Bashkuar.

Mësohet se ky veprim i Prokurorisë ka ardhur pasi kompanisë që dyshohet se ka lobuar për PD-në në SHBA, është e regjistruar në këtë vend.

Kujtojmë që më herët Prokuroria ka dërguar dhe letërporosi në SHBA, por kompania “Biniat”a ka pasur aktivitetin e saj në Skoci.

Partia Demokratike po hetohet për kontrata lobimi me kompania të huaj të cilat dyshohet të jene të lidhura me oligarkë rusë të cilat i mundësuan Bashës foton me Trump gjatë vizitës së tij vitin e kaluar.

Çështja e lobimit të PD, u bë publike pas një investigimi nga revista Amerikane “Mother Jones”, e cila hodhi dyshime për lobime me oligarkë rusë. Më herët prokuroria dërgoi letërporosi në SHBA për Nick Muzin.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *