• |
ide | kryesore

Paralajmëron Beogradi: Treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” mund të riniset shumë shpejt

Lajme, Të fundit



Një tjetër paralajmërim vjen nga Serbia, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se treni me parulla prokative ndaj Kosovës mund të riniset shumë shpejt. Mësohet se parullat me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në këtë tren kanë kushtuar 498 mijë dinarë (rreth 4.000 euro)

“Fakti se dikujt nuk i pëlqen mesazhi, nuk do të thotë se ne nuk do ta përsërisim… Kosova për ne gjithmonë do të jetë zemra e Serbisë”, citon b92 të ketë thënë Kozarev sot duke raportuar për punën e Zyrës për Kosovën në vitin 2017.

Kujtojmë se treni me mbishkrimet në 21 gjuhë “Kosova është Serbi”, më 14 janar 2017 ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se atij nuk do t’i lejohej hyrja në territorin e saj, treni u ndalua në stacionin e ne fundit afërt kufirit me Kosovën, në Rashkë dhe ishte kthyer në Beograd.



2 Comments

  1. A po’ pse MOS niseni ju
    Europa me keta politikanet tane ju nxori ne adriatik
    Gje per te Cilen keni Lene kokat me pare
    Tani na keni rras edhe prodhimet tuaja te skaduara por me e forta nja 20-30 mafjoze tuajt kerkojne te investojne ne bregdetin shqiptar kurse hajdutet shqipri- kosove ju bejne Amin.
    Dhe delet rrine e veshtrojne
    Barin qe po’ ju mbaroi.

    1. Vertete 20-30 “te ashtuquajtur biznesmene” serbe do investojne ne bregdetin shqiptar>?Nqs eshte i vertete ky lajm mbaje mend qe ate toke , po u lejua ta blejne, do e bejne si ishul serb ne mes te shqiperise. Prandaj nqs keta do ndertojne ne fier, dil vella, merr kosovaret dhe camet e Fierit si dhe cdo patriot tjeter dhe mos lejo.,.E di qe kete duhet ta bente shteti , por kur nuk e ben shteti ta bejme ne, Beje per Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *