• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Ramës: Kokaina e Maminasit është e Genc Xhixhës, Ermal Hoxhës dhe Olsi Ramës

Arkiva



Partia Demokratike ditën e sotme i ka dhënë përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të lëshuara një ditë më parë se kokaina prej 613 kilogramësh e kapur në Durrës të çon tek zyrtarët e lartë të PD.

Me një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së Gent Strazimiri është shprehur se ‘droga e Maminasit është e Olsi Ramës’.

“Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare.

Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit.

Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.

Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.

Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!

Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd!” tha Strazimiri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *