• |
ide | kryesore

Pesë minutat e Babales në lokalin e Xhafajt, rrëfimet për momentin e përgjimit

Kryesore



Vetëm 5 minuta qëndroi skafisti Albert Veliu, personazhi i njohur si Babalja në lokalin e Agron Xhafajt në Vlorë. Me ato 5 minuta ka tronditur qeverinë duke shkaktuar një furtunë të vërtetë politike në Tiranë.

Janë 5 minutat që Babalja çohet nga lokali ku qëndronte me gazetarin Jetmir Olldashi, niset drejt lokalit të Agron Xhafajt në Vlorë dhe kthehet sërish te gazetari. Kaq zgjati realizimi i audiopërgjimit, që nëse rezulton i vërtetë, vendos me shpatulla pas murit kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm.

Nëse lë jashtë akuzat politike dhe vëzhgon me kujdes materialin e publikuar nga investigimi, e gjithë çështja përmblidhet në këtë moment, për të dalë te një pyetje: A bisedoi apo jo Babalja me Agron Xhafajn kur hyri në lokalin e tij në Vlorë?

Lapsi.al rikthen edhe njëherë rrëfimet e këtij momenti të protagonistëve në ngjarje, për të kuptuar më shumë atë që ka ndodhur në lidhje me audiopërgjimin.

Çfarë tregon gazetari Jetmir Olldashi

Gazetari dhe Babalja janë duke u kthyer me makinë nga Tragjasi. Nuk kishin filmuar dot magazinat me kanabis. As Agron Xhafajn nuk e kishin gjetur në mëngjes në lokal, ku kishin pirë një kafe.

Gazetari nuk është dakort që të kthehen dhe ta kërkojnë sërish, por Babalja ngulmon. Thotë se do t’ia bëjë një telefonatë tjetër, duke shtuar tensionin tek gazetari, që i druhet dekonspirimit.

“Unë i thashë (Babales): Ti e ke kërkuar tre herë. Tani do edhe ta marrësh në telefon…” tregoi Olldashi.

Gjithsesi Babalja e telefonon numrin që tashmë është verifikuar si i Agron Xhafajt.

“U kthyem në Vlorë. Unë kam qëndruar në një lokal te Dy palmat” më duket se e ka emrin. Babalja donte të shkonte sërish te lokali i Agron Xhafajt. Ma kërkoi vetë. Nuk e di pse. I dhashë stilolapsin. I thashë mbaje këtu në dorë dhe…” tregoi Olldashi, që pranon se për të kjo vizitë në lokal ishte e tepërt.

“Unë nuk shkova sepse këtu fillon e mendon se këtu vërtet ka kanabis dhe një nga personazhet që ti po kërkon është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Nuk është se duket ndonjë gjë e lehtë që ti t’i shkosh prap në lokal, fytyrë e panjohur…”

“Mund të dekonspirohesha. Qëndrova tek një lokal përballë. E pashë që iku drejt lokalit. Nuk e shoqërova deri në katin e dytë. Se do dukesha fare qartë po ta shoqëroja deri në hyrje të lokalit. Qëndroi rreth 5 minuta. Shkoi dhe doli nuk ishte diçka që… Më tha që kam folur me Agron Xhafaj dhe më tha që do shkojmë te Ermali dhe ndjeva frikë. I thashe: Do vij herë tjetër dhe do ta bëjmë këtë punë…!” tregoi gazetari.

Albert Veliu (Babalja): Biseda në lokal u bë me Agron Xhafajn

Në intervistën që dha në Partinë Demokratike, pasi audiopërgjimi u transmetua në të gjitha mediat, Babalja i mbetet të njëjtin qëndrim. Njeriu me të cilin bisedoi ai, ishte Agron Xhafaj. I mbarsur me mllef dhe me një dëshirë të fortë për hakmarrje, ish bashkëpuntori i Agron Xhafajt, del dhe pranon publikisht se zëri në audiopërgjim ishte i tij.

“Po, e kam bërë bisedë me Agronin, unë s’e mohoj. I kam bërë ato biseda, siç i kam bërë të gjitha reale, nuk kam ça të mohoj” thotë ai, që në intervistë e sipër gënjen kur thotë se nuk e kreu ai audiopërgjimin.

Pjesë nga intervista

Jetmir Olldashi: Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten?
Albert Veliu: Po normale, ku di unë ça i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra që janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara, nuk e ha një i pasur.

Jetmir Olldashi: E njohin njerëzit zërin e Agronit?
Albert Veliu: 800 metro larg.

Jetmir Olldashi: Çfarë thonë në Vlorë?
Albert Veliu: Po zëri i atij thonë, zëri im, zëri i Ermalit dhe zëri i Altinit. Tani po ka ndonjë zë tjetër, pastaj mund të jetë edhe zëri i plakut tim në varreza. Nuk e di mos është ngjall plaku tim.

Jetmir Olldashi: Dmth, ti thua që, të paktën Vlora, qyteti i Vlorës që ju njeh, njerëzit që e njohin janë shumë të bindur për vërtetësinë e zërit që është zëri i Agronit?
Albert Veliu: Po, çoje ku të duash, ai zë është.

Agron Xhafaj mohon gjithçka, as ka biseduar as është takuar me Babalen

Menjëherë pas publikimit të përgjimit, reagon Agron Xhafaj, vëllai i ministrit. Jo me zë, as me figurë, por me një letër publike, ku shkruan se do të niset drejt Italisë për të vuajtur dënimin që i ka dhënë gjykata italiane.

Agron Xhafaj mohon gjithçka. Audio dhe imazhet janë të sajuara thotë ai që para se të niset në Itali, ka depozituar zërin pranë pranë prokurorisë për një ekspertizë shkencore, që do të krahasojë zërin e tij me atë të personit që bisedon me Albert Veliun.

“Pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitimin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.
Agron Xhafaj Tiranë, 16 Maj 2018″

Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama flasin për një ekspertizë shkencore nga një agjensi ligjzbatuese e huaj

Alibia e Agron Xhafajt përforcohet nga një analizë shkencore nga një agjensi e huaj që mbahet sekret. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj që ia servirën këtë analizë publike, nuk tregojnë se çfarë shteti u krye kjo analizë, cili ishte objekti, si u mor zëri i Agron Xhafajt për krahasim etj.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE”

Edi Rama 16 Maj 2018, në mbledhjen e grupit të PS-së

“Audio përgjimi i servirur me pompozitet publikut është një sajesë e plotë. Nga fillimi deri fund. Është një manipulim dhe i bërë keq, madje”.

“Është e vërtetë që kanë bërë një vlerësim të asaj audio, në Agjenci shumë të njohura ndërkombëtare, me përgjigjen e të cilës jam njohur dje, dhe sot jam këtu për ta thënë këtë”

Fatmir Xhafaj, 16 Maj 2018, Ministria e Brendshme

Nëse gazetari Jetmir Olldashi ka shpikur, ka shtuar ose manipuluar audiopërgjimin në një studio montazhi është shumë e lehtë për prokurorinë të gjejë manipulimin djallëzor që iu është bërë materialeve. Por nëse materialet bruto që u dërguan në prokurori nuk përmbajnë asnjë surprizë, atëherë çështja është shumë e thjeshtë.

Sepse rrëfimi i Babales dhe gazetarit Jetmir Olldashi mund të jetë përdorur politikisht, por nëse ato që thotë gazetari janë të vërteta, alibisë së vëllezërve Xhafaj i mungon një personazh shumë i rëndësishëm. Ata duhet t’i japin përgjigje pyetjes: Me kë bisedoi Albert Veliu në 5 minutat që shkoi në lokalin e Agron Xhafajt në Vlorë?©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. Ky eshte kulmi apo jo,i duhet Fatmir Xhafes te gjeje se me kend bisedoi Albert Veliu qofte ne lokal qofte ne rruge apo ne fushe e mal?Gazetari tha se Veliu fliste shume tere kohen dhe ndalej e bisedonte me shume njereze.Gazetari nuk e pau as kur hyri Veliu ne lokal,se lere me kend ka biseduar .Pastaj materiali ju dha Salianjit dhe e kishin ne seline e PD-se.Nderhyri ekipa digjitale e PD-se ne inskenimin e audio materialit? Bisedoi Veliu me ndonje tjeter ? Me kend bisedoi Veliu ne telefon sepse zeri i Agron Xhafes nuk degjohej as nga gazetari qe e kishte afer se lere ne pergjues? Shanset jane 99 me 1 te kete biseduar fare Veliu me Agron Xhafajn.Sa mire qe e kapen Veliun pa ike nga Shqiperia.

  2. i pa emer e i pa tru si rama,kok kokain,dhe per kete arsye xhafa e rama e ikenm agronin naten,po pirdhu o.e largan kriminelet kriminelin kaq .nuk ka shtet por qenef stalini ki mbijn kopila si rama,xhafa,balla etj.

  3. Eshte film pa ze ,po me figure nga ato te Caplinit.Apo skemi mendime koti,te gjithe bejne para kurse ne zihemi ishte me pordhe apo pa pordhe,si e kishte pordha eren te Xhafajt apo te Bashes..koqe katunari

  4. Edi Rama por dhe Fatmir Xhafaj flasin per nje ekspertize shkencore…Ore kjo eshte vertet qesharake! C’fare ekspertize kerkon Rama e Xhafaj i madh per ate Xhafajn e vogel? Qe eshte apo jo i vellai i ministrit te brendeshem apo se a eshte apo jo i denuar 7 vjet burg per trafik droge?
    Ne fakt, ai pergjimi solli dicka konkrete, vellackua i ministrit te brendeshem i denuar per trafik droge doli nga ilegaliteti dhe e derguan ne Itali. Se perse nuk u be me pare kjo, eshte e kuptueshme. Me pare ate Agronin a Geronin nuk e kish pergjuar kush. Per ministrin e brendeshem Xhafaj nuk ish thene se ka vella te denuar per droge, ndersa ai vazhdonte e prralliste per “suksese” ne zbulimin e rrjeteve te trafikut te droges. Tani qe plasi skandali, ministri e dergon ne Itali ate vellacko qe mbante fshehur ketu. Ja, ky eshte skandali i kesaj historie qe vazhdon behet me skandaloze me zvarritjen e Fatmir Xhafajt akoma ne detyren e ministrit te brendeshem. Sa me shume shtyhet largimi i Xhafajt nga detyra e ministrit, aq me teper skandali trashet, si zullumet e tjera te ketij pushteti qe si tha ajo gazetarja e re, e paska te veshtire te gjeje ministra te brendeshem te pa lidhur direkt a indirekt me drogen.

  5. Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 22, 25 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Punëve të Pista.

    Kritere të përgjithshme:

    Të jetë shtetas shqiptar;
    Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;
    Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;
    Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

    I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

    Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

    a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.

    b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

    c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi

    d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup në kushte të vështira në tokë dhe në det.

    e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine

    f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek [email protected] brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

    Adresa: Kryeministria
    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000
    Tiranë, Shqipëri

    Apliko tani

  6. THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI POLIC KUFIRI
    SHPËRNDAJE
    Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 22, 25 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si polic kufiri pranë Kryeministrisë.

    Kritere të përgjithshme:

    Të jetë shtetas shqiptar;
    Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht në Itali, Greqi ose Hollandë.

    Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

    a) Të zotërojnë diplomë në Akademinë e Rendit, dhe master shkencor në “Fikje manuale radarësh”

    b) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite si skafist i nivelit I, i specializuar në fushën e mjeteve të shpejta lundruese, aftësi shmangie ndaj subjekteve Guardia di Finanza, DEA si dhe organizata të tjera armiqësore.

    c) Përparësi përbëjnë specializimet ndërkombëtare në identifikimin, paketimin dhe transportimin e barishteve si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

    d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe ose banda, në kushte të vështira në tokë dhe në det.

    e) Të zotërojnë variantin kolumbian të spanjishtes, dialektin sicilian dhe anglishten (opcionale).

    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek [email protected] brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

    Adresa: Kryeministria
    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000
    Tiranë, Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *