• |
ide | kryesore

Policia Shqiptare: 41-vjeçari që u prangos nga grekët në Kakavijë nuk ka lidhje me ISIS

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit njofton se Leonard Rustemi, 41-vjeçari shqiptar që u arrestua dje nga autoritetet greke në Kakavijë, nuk rezuton të jetë në kërkim si i dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS.

Në reagimin e Policisë theksohet se 41-vjeçari nga Berati nuk ka lidhje me ISIS por rezulton të jetë i dënuar në Greqi për vjedhje.

Ditën e djeshme, mediat shqiptare pasqyruan nga portalet greke lajmin se Leonard Rustemi u ndalua në Kakavijë pasi ishte pjestar i Shtetit Islamik dhe ka jetuar për disa kohë në Lindjen e Mesme dhe Turqi.

I dyshuar si anëtar i ISIS, autoritetet greke arrestojnë shqiptarin në Kakavijë 

©LAPSI.AL

Reagimi i Policisë së Shtetit: 

Në datë 21.05.2018 në disa media Shqiptare është publikuar lajmi mbi arrestimin në Greqi, sapo ka dalë nga P.K.K Kakavie, të shtetasit shqiptar Leonardo Rustemi, i dyshuar si pjesëtar i ISIS-it.

Lidhur me këtë lajm, janë kryer verifikime nga ku ka rezultuar se shtetasi në fjalë ka gjeneralitetet Leonardo Rustemi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Donofrosë, Berat.

Ky shtetas është arrestuar pasi gjykata e Larisës ka urdhëruar arrestimin e tij për vjedhje.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë as nga autoritetet Shqiptare dhe as nga ato të huaja përfshirë dhe Greqinë, që të kenë të dhëna implikuese për këtë shtetas, si pjesë e ISIS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *