• |
ide | kryesore

Presidenti italian shtyn mandatimin e qeverisë së re, BE kundër mandatimit

Planet



E teksa presidenti mendohet, ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn i bëri thirrje atij të mos e mandatojë qeverinë populiste, për të mos dëmtuar arritjet e deritanishme të Italisë në betejën kundër krizës financiare.

Ndërsa zv.presidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis kërkoi që qeveria e re të jetë e përgjegjshme me politikat e bilancit, pasi sipas tij Italia ka borxhin e dytë më të lartë në Eurozonë pas Greqisë.

Brukseli është i shqetësuar se premtimet për ulje taksash dhe ndihmat financiare për të varfërit që do të miratojë qeveria e re, do të thellojnë defiçitin buxhetor, duke rikthyer rrezikun e një krize të re në Eurozonë. New York Times ka ngritur dyshime se kandidati për kryeministër Giuseppe Conte ka mashtruar me CV-në e tij, pasi nuk rezulton të ketë studiuar në Universitetin e Nju Jorkut, sikurse ai shkruan në CV-në e tij.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Ç’po ndodh në Itali? Kush është kryeministri i ri i populistëve? 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *