• |
ide | kryesore

Spanjë/ Sekuestrohen 86 kg kokainë, në pranga 4 korrierët shqiptarë

Lajme, Të fundit
kokaine-655x356.jpg



Policia spanjolle, ka sekuestruar 86 kilogramë kokainë ne Malaga  dhe vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë që po e transportonin atë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, trafikantët po udhëtonin të ndarë në dy makina të ndryshme; e para një fuoristradë që shërbente si pararojë për të lajmëruar praninë e policisë dhe e dyta një model i vjetër, e zgjedhur që të kalonte pa krijuar dyshime per ngarkesën e droges.

Ne makine u gjetën tre valixhe me pako kokaine, 5900 euro kesh dhe 8 telefonë celularë, që u sekuestruan. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 24, 25, 27 dhe 38 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *