• |
ide | kryesore

Tentoi të grabiste bankën, njihuni me ushtarin që tmerroi Lushnjen

Lajme, Të fundit



Një i ri i maskuar tentoi sot të grabiste një bankë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja shkaktoi panik te njerëzit. Autori është 25-vjeçari Olcion Muço, i cili është aktualisht ushtar në detyrë. I riu ka udhëtuar nga Berati drejt Lushnjes. Më tutje rreth orës 16:00 i është afruar bankës së nivelit të dytë dhe ka tentuar të hyjë brenda. Ushtaraku ka qenë i armatosur dhe i maskuar. Roja e sigurisë e ka piketuar dhe menjëherë dyert e bankës janë mbyllur. Në pamundësi për të hyrë brenda i riu ka qëlluar drejt objektit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Por pak minuta më vonë policia arriti ta arrestonte.

©LAPSI.al

 

 



1 Comment

  1. Jo ore–ai ishte ne kohen e stervitjes .Kishte mesim tregues.Se –xhaxhalka–u ka thene te sterviten kudo qe te kemi nje ushtri te forte te standarteve te Natos -.Ushtare me 250 mije lek te vjetra rroge .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *