Tifozët e klubit meksikan Chivas de Guadalajara festuan gjatë fitoren ndaj Toronto FC në Concacaf Champions League, kompeticioni më i madh për klube Amerikën e Jugut.
Por një episod i pakëndshëm i ka ndodhur gazetares së Fox Sport, Maria Fernanda Mora ndërsa raportonte LIVE pas ndeshjes. Në një moment ajo iu kthye njërit prej tifozëve pas saj duke e goditur me mikrofon.
Në një postim në Twitter ajo shpjegoi se personi në fjalë e kishte prekur disa herë nga pas dhe nuk e pranonte. Shumë fjalë mbështetëse erdhën nga kolegët e saj. Edhe kanali Fox Sports kërkoi ndjesë për episodin, por i doli në mbrojte gazetares së tij. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=kQS3lR0jjBE