• |
ide | kryesore

VIDEO/ Komentatori i Supersport rrëfen përse qau në fund të ndeshjes Lazio – Inter

Sport



Video e gazetarit të Supersport Ylli Aga, i përlotur pas ndeshjes Lacio-Inter 2-3, bëri xhiron e rrjeteve sociale. Ai tërhoqi vëmendjen e publikut në minutat e fundit të transmetimit, kur zëri nisi t’i dridhej teksa po shihte tifozë të Lacios të përlotur ndërsa ata të Interit festonin.

Në një prononcim për “Panorama Sport” gazetari thotë se nuk është tifoz i asnjërës prej skuadrave, por u emocionua në fund të takimit nga pamjet e një fëmije, tifoz i Lazio që qante.

“U preka shumë sepse ishte një nga ndeshjet me emocionuese që kam komentuar dhe kam parë në Serinë A. Në koment përgatitesh kryesisht për gjërat e përgjithshme, por një imazh i vetëm mund të mjaftojë për të të emocionuar pa fund. Mua më prekën lotët e një tifozi të vogël të Lacios… Më prekën thellësisht shumë” – tha gazetari duke shtuar se i ka ndodhur shumë rrallë kjo.

Aga tregon nuk është tifoz me Lazio apo me Inter, por para ndeshjes kishte dëshirë që takimi të mbyllej në mënyrën më të mirë për Taren dhe Strakoshën. ©LAPSI.al

Ylli Aga Lacio-Inter 2-3 on Vidnews.

Lotet e Ylli Ages on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *