• |
ide | kryesore

“Gazetari Jetmir Olldashi është kërcënuar ndërsa “Babales” i kanë ofruar 200 mijë € të heshtë”

Lajme



Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar mbrëmjen e sotme vëllezërit Xhafaj si kërcënues dhe joshës të gazetarit dhe denoncuesit, pas publikimit të audio-përgjimit dhe plasjes së skandalit të tyre.

Me një deklaratë për mediat, Basha është shprehur se gazetari investigativ Jetmir Olldashi është kërcënuar nga Fatmir Xhafa, ndërsa Albert Veliu është joshur me shuma parash për të tërhequr deklarimet e tij.

“Jam sonte në këtë orë të vonë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar dhe për ti bërë presion dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.

Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.

Cdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë.” – tha Basha.

Olldashi është gazetari që ka realizuar përgjimin e Agron Xhafajt dhe intervistat me Albert Veliun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *