• |
ide | kryesore

I iku i burgosuri në gjyq, prokuroria urdhëron arrestimin e policëve

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet pas arratisjes së një të dënuari nga ambjentet e Gjykatës së Vlorës. Tre policë të burgjeve po merren në pyetje dhe sipas të gjitha gjasave ata do të vihen para përgjegjësisë ligjore.

Mikel Kasaj është emri i dënurait që u arratis nga gjykata e Vlorës në momentin që po lexohej masa e dënimit nga gjyqtari i seancës

Në njoftimin e policisë për këtë ngjarje thuhet se: Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.

Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë. Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.

Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *