• |
ide | kryesore

Kandidati për kryeministër të Italisë me një CV tepër të dyshimtë

Planet



CV-ja e kandidatit për kryeministër në Itali, Giuseppse Conte, ka disa paqartësi.

Kështu shkruajnë mediat italianë, ndërsa theksojnë se nuk është e sigurt nëse Presidenti Sergio Mattarella, do t’i japë profesorit të jurisrundencës, Conte, mandatin e kryeministrit.

Mattarella shtyu dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, në veçanti pas dyshimeve që u ngritën se Konte kishte ekzagjeruar CV-në e tij.

Kjo pasi Universitetet të Nju Jorkut, Vjenës, Parisit e Maltës nuk dokumentojë trajnimet e tij në fushën e drejtësisë, duke shtuar dyshimet mbi CV-në tepër të pasur si jurist të paraqitur prej tij.

Dyshimet kanë shtyrë edhe një pjesë të drejtuesve të Lëvizjes 5 Yjet, të kërkojnë një tjetër kandidat, pse jo edhe kryetarin Luixhi di Maio. Por ai ka përjashtuar çdo mundësi, Giuseppe Conte-s është kandidati i vetëm për kryeministër. Për këtë ka edhe mbështetjen e fortë të partnerit të djathë radikal Mateo Salvini.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Eksperimenti italian/ Kush është profesori që katapultohet nga universiteti në krye të qeverisë 

Ç’po ndodh në Itali? Kush është kryeministri i ri i populistëve? 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *