• |
ide | kryesore

Mediat serbe sulmojnë Era Istrefin

Paparazzi, Slider



Prej pak ditësh është bërë i ditur lajmi se Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të këndojnë këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit. Kjo ishte një surprizë e këndshme për popullin shqiptar, por ky lajm nuk është pritur mirë nga mediat serbe.

Gazeta serbe “Blic” ka shkruar një artikull, në të cilin sulmon Erën, duke përmendur klipin e vjetër të këngëtares shqiptare, “E dehun”. Klipi është xhiruar në Kishën Ortodokse të Serbisë dhe Era shfaqet gjysmë e zhveshur, ndërsa në artikull kjo gjë është quajtur provokim nga ana e saj. Ndërkohë Era ka filluar xhirimet e klipit, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *