• |
ide | kryesore

Michelle Obama:Më diskriminonin nga ngjyra

Paparazzi, Slider



Michelle vjen nga një e shkuar e vështirë, kryesisht për shkak të diskriminimit që i është bërë sepse ishte një vajzë me ngjyrë. Ish-zonja e parë e Amerikës ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh inkurajues për të gjithë ata që kalojnë në të njëjtën situatë.

“Kjo jam unë në Princeton në vitet e hershme 1980. E di se të jesh gjenerata e parë e studentëve të kolegjit është e frikshme, për mua ishte. Unë isha e zezë dhe vija nga një lagje e klasës punëtore, në Chicago ndërsa studentët në Princeton ishin të bardhë” – ka shkruar Michelle, duke shtuar se ka hasur shumë vështirësi gjatë kohës së studimeve për shkak të ngjyrës, por ka pasur fatin të njohë shumë miq të cilët e kanë mbështetur.Ish-zonja e parë e ShBA-së ka dashur të përcjellë tek të gjithë ndjekësit e saj deshirën dhe forcën për të studiuar pavarësisht pengesave, pasi edukimi do i ndihmojë të ndryshojnë jetën e tyre, ashtu siç ndryshoi jeta e saj.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *