• |
ide | kryesore

Një debat sureal me Fatmir Xhafajn dhe Etilda Gjonajn në Hagë

Lajme, Të fundit



Gjatë një diskutimi të zhvilluar dje në Hagë, me temë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe ndihmës hollandeze të BE-së, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se deri në emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku “ka të drejtën të lëvizë prokurorët” edhe pse kompetencat e saj gjatë periudhës kalimtare janë të kufizuara.

Por në përgjigje të një pyetjeje të bërë nga Exit.al gjatë diskutimit se cila është baza ligjore ku bazohen ndryshimet e fundit të kryera nga Marku në personelin e prokurorisë, Ministrja Gjonaj nuk qe në gjendje të citonte ndonjë nen apo paragraf ligjor, për të mbështetur pohimin e saj të mëpashëm, dhe ia kaloi pyetjen drejtueses së EURALIUS-it Agnes Bernhard, e cila ishte gjithashtu pjesë e panelit. Bernhard ishte dukshëm në siklet kur deklaroi se:

“Nuk jam unë përgjegjëse për këto pyetje. Nuk jam në dijeni të këtij procesi. Prokurorja e Përgjithshme duhet ta sqarojë vetë këtë.”

Sikurse Exit.al ka shpjeguar më parë, sipas nenit 149/a (1)(a) të Kushtetutës dhe Ligjit numër 96/2016mbi Statusin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, neni 160(2), Prokurorja e Përgjithshme nuk mund të transferojë apo të emërojë prokurorë deri sat ë jetë vendosur Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por, pavarësisht kufizimeve ligjore, Marku ka transferuar thuajse të gjithë drejtuesit e prokurorisë, përfshi prokurorët që janë angazhuar në hetimin e politikanëve të lartë, si hetimi i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Diskutimi në Hagë u organizua nga CILC, organizatë holandeze partnere në misionin EURALIUS. Në fakt, zëvendës drejtori i CILC, Eric Vincken, falenderoi Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku për ndryshimet në personel që ajo ka kryer në sistemin e prokurorisë, dhe deklaroi, gjithashtu–në mënyrë të gabuar—se vetingu i policisë ishte pjesë e reformës në drejtësi.

Sikurse Exit.al e ka shpjeguar më parë, vetingu i policisë nuk është nën kompetencën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN) dhe është tërësisht nën kontrollin politik të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili, në mënyrë ironike, nuk do ta kalonte dot vetë personalisht procesin e vetingut, për shkak se vëllai i tij është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Si përgjigjja evasive e Bernhard dhe deklarata e pasaktë e Vincken nxjerrin në pah problemet e shumta që ka mbikëqyrja e huaj ndaj reformës në drejtësi.

Rol të pazëvendësueshëm gjatë debatit pati edhe ish-Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch, i cili nuk la mundësi pa shfrytëzuar për të lëvduar qeverinë Rama për përparimin e saj, si dhe për të shpallur veten e tij si mbështetësi më i madh i Shqipërisë:

Unë jam i zhgënjyer me Hollandën sepse ata [deputetët holandezë] nuk kanë kurajo [për të hapur bisedimet me Shqipërinë]. Por kjo është gjëja e duhur që dueht bërë.

Opozita [në Shqipëri] nuk është një opozitë normale, sepse ata i qujanë kundërshtarët e tyre kriminelë.

Shqipëria ka bërë një punë vërtet të mirë. Reforma të jashtëzakonshme janë realizuar dhe ato duhet të shpërblehen.

[Hollanda] është një nga djepët e zbatimit të ligjit dhe ndaj ne duhet të shpërblejmë Shqipërinë.

Komenti i fundit shkaktoi nënqeshje të sikletshme në audiencë, e cila nuk është mësuar me lumenj të tillë lëvdimesh nga ndonjë ish-diplomat, që qartazi nuk ishte në dijeni të situatës së tanishme politike në Shqipëri.

Bosch e mbylli debatin dhe sesionin e pyetje-përgjigjeve duke pyetur nëse kishte gazetarë në audiencën e pranishme. Unë dhe një person tjetër ngjitur me të ngritëm dorën mekanikisht.

Bosch na injoroi dhe u shpreh: “Mirë atëherë, përhapni fjalën sepse ne kemi nevojë të konvertojmë njerëzit.”

Nuk e dija që roli i gazetarisë kritike ishte të “konvertonte njerëz” dhe të përhapte ungjillin e Ramës. Duket se unë nuk e kam marrë memon./ Vincent W.J. van Gerven Oei për Exit.al



7 Comments

  1. Ve bast qe ky do jet mdonje nga ata gazetaret lobist te paguar me ato 700 milion dollar qe jane folur kohet e fundit

  2. Vazhdoj te vras mendjen pse mediat shqiptare duhet te nxjerrin nje lajm jo te vertet dhe disinformues per publikun ne nje teme kaq sensitive sic eshte procesi i integrimit. Kaq antishqiptar jeni apo per ju mjafton te mbushni xhepat???!!!

    1. Jam i sigurte qe te njejten ndjeshmeri ndaj lajmeve te paverteta ti vete e ke edhe ndaj 3-4 lajmeve me te cilat cdo dite bombardohet opinioni Shqiptar nga makina propagandistike qeveritare. Po te jap nje shembull konkret te para ca muajsh: Ne 5 televizione kryesore te vendit u shfaqen me rradhe: Lajmi No.1: Ne Vlore u kapen 8 ton droge te destinuara per tregun e huaj. Policia arrestoi 2 shofere. Lajmi No.2; Kryeministri del dhe akuzon opoziten per perbaltje dhe deklaron qe ne Shqiperi nuk ka droge. Lajmi N.o 3; Ne Tirane organizohet takimi promovues i strategjise se luftes kunder droges. Gjeni cfare “vlerash promovohen’ ne kete vend dhe kush eshte anti-shqiptari!

  3. Nejse, ikja nga gjykata i te denuarit per rrëmbim ia ka prish projektet ketyre te treve qe ne Hollanden e Bill-den-berg-ut shpresojne se do marrin bekimin per te drejtuar qeverine e re pasi tja jen futur edvinut sa krahu ….

  4. Ore nuk e kuptoni qe kjo eshte nje konfirmim i Holandes per Xhafajn ? Ja u beri te qarte ambasada Hollandeze ne tirane qe ‘ XHAFAJ GEZON RESPEKTIN TONE TE PLOTE’ .. cfare doni me ?

    Edhe nese ju duket si i stisur ky aktivitet eshte thjesht pune e ministrise se jashtme holandeze per ti thene opozites ‘ NUK JU BESOJME.

  5. Diplomatet e huaj ne Shqiperi, drejtuesit e BEse apo ne vendet e BEse jane te lodhur me Shqiperine. Fonde te dhena per nje projekt te caktuar qe nuk I dihet se ku perfundojne(mendja te thote me xhepat e qytetareve), ndihme be tere drejtimet dhe prape mbrapa… nuk dine cfare Te bejne te shkretet… thjesht na marrin me te mire nga frika e ndonje migrimi shqiptaresh me permasa gjigande

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *