• |
ide | kryesore

Paditi Bashën për shpifje, Gjykata e Tiranës rrëzon Vangjush Dakon

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot padinë e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të bërë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Durrësit e kishte paditur për shpifje kryetarin e Partisë Demokratike për deklaratat se “Vangjush Dako është kapur në përgjim duke bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe se është nën hetim nga Krimet e Rënda”. 

Çfarë tha kryebashkiaku socialist Dako në kohën kur dorzoi kërkesë-padiën: 

“Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time. Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra. Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokojë, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist”, – u shpreh Vangjush Dako.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *