• |
ide | kryesore

Përgatitja e protestës së 26 majit, Basha thërret deputetët dhe krerët e degëve në rrethe

Lajme, Të fundit
kryesia-e-pd_1.jpg



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar demokrat në orën 13:00 dhe një orë më vonë do të zhvillohet takimi me krerët e degëve në rrethe.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se mbledhja e sotme e grupit parlamentar do të ketë si tematikë seancën e nesërme të Kuvendit, e cila nuk pritet të jetë e qetë, por edhe përgatitjet për protestën e ditës së shtunë.

Një orë më vonë në selinë blu do të shkojnë kryetarët e degëve në rrethe me të cilët do të bisedohet për planin e masave dhe organizimin e tubimit të së shtunës.



2 Comments

  1. Kjo eshte protesta me absurde. Po si nuk bet nje protest per ekonomin per pa punesin per ushqimet e pa kontrolluara. Beni protesta per kolltukun qe ju mungon se mbas na keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *