• |
ide | kryesore

Plagosja e të riut në Durrës, policia shpall në kërkim dy adoleshentë dhe një 46-vjeçar

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit njoftoi se ka identifikuar autorët e plagosjes së sotme të 20-vjeçarit Elvis Meta në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për dy adoleshentë, 18 dhe 17 vjeç, dhe një 46-vjeçar, të cilët janë shpallur në kërkim pas plagosjes me thikë të 20-vjeçarit.

Ende nuk është zbuluar motivi i konfliktit mes të riut dhe autorëve. Policia njofton se po heton mbi ngjarjen, si dhe po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *