• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman takohet me krerët e politikës në Tiranë, në fokus negociatat për integrimin

Lajme, Të fundit



Teksa Shqipëria pret në qershor dritën jeshile për hapjen e negociatave me BE për anëtarësim, ka mbërritur në Shqipëri deputeti gjerman Florian Hahn.

Mësohet se gjatë vizitës në Tiranë, Hahn ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe politikanë.

Më herët ai është takuar me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Deputeti gjerman është takuar edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Mësohet se deputeti Hahn ka zhvilluar një takim edhe me Majlinda Bregun, e cila tashmë mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *