• |
ide | kryesore

Grabitja e prokurorisë e Durrësit, organi i akuzës: U ndërhy në kamerat e sigurisë dhe dosjet e një prokurori

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes për herë të dytë brenda muajit. Mësohet se persona të maskuar janë futur gjatë natës në ambientet e Prokurorisë dhe kanë marrë disa dokumente, të cilat dyshohet të jenë dosje korrupsioni, që lidhen me pronat.

Mësohet se është grabitur zyra e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu, ku autorët kanë marrë dokumente me rëndësi, dosje origjinale hetimore, si dhe kompjuterin e prokurorit dhe të oficerit të policisë gjyqësore.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pastruesja e Prokurorisë, e cila ka njoftuar rojën dhe më pas është vënë në dijeni policia, ku nga hetimet e para ka rezultuar se grabitësit janë futur nga dera e pasme e institucionit.

Ndërkohë, prokuroria nga an e saj ka dhënë detajet për ngjarjes, duke bërë me dije se janë dëmtuar serverat dhe janë marrë pajisjet elektrike që rresgjistrojnë kamerat e sigurisë.

“Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 nga ana e punonjesve te prokurorise se rrethit Gjyqesor Durres është konstatuar se ne ambientet e prokurorise, persona te paidentifikuar, me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku kanë demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj. Po keshtu eshte konstatuar se keta persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre te ofocereve te policise gjyqesore. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private. Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.



2 Comments

  1. Prandaj kjo krahine autonome e Ballkanit e ka emrin Arnautistan!

    Ndertesa e Prokurorise si pike bastesh, qe mund ta vjedhesh kur te duash! A kishte xhandare qe e rruanin?! Ndonje sistem alarmi a ndonje lesh tjeter per mbrojtje!!! Dhe duam te hyme ne EU pastaj!

  2. O e hongert mortja “shtetin” qe ka ndertuar i biri i Netes. Nuk eshte ne gjendeje te ruaje as skrete e veta. Nuk eshte cudi ne se neser do marim vesh se u vodh makina e kryepalles, ndonje helikopter i miss Xhackes, apo ne se vidhet dhe shitet per skrap Hidrocentrali i Fierzes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *