• |
ide | kryesore

Kapen me drogë dhe municione, policia vë në pranga vëllezërit nga Skrapari

Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka vënë në pranga ditën e djeshme dy vëllezër, pasi janë kapur me drogë dhe municione.

Bëhet fjalë për Kalem dhe Elmas Muçaj nga Skrapari, për të cilit policia kishte informacione se dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar 69 fara bimësh narkotike Cannabis Sativa, armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm, 4 krehëra automatiku si dhe 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *