• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut shkatërron tunelet bërthamore para gazetarëve të huaj

Planet



Koreja e Veriut ka shkatërruar impiantin më të madh të provave bërthamore Pungie-ri. Gazetarët e huaj, të ftuar për të parë nga afër shkatërrimin e impiantit, thanë se dëgjuan një seri shpërthimesh të fuqishme në zonën malore ku ndodhen tre tunelet nëntokësore të provave bërthamore.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 4 me orën lokale. Gazetarët thanë se fillimisht vizituan hyrjet e tuneleve, ku autoritetet e shtetit komunist kishin vendosur sasi eksplozivi të mbështjella me materiale plastike, të lidhura me tela.

Ditët e fundit, një grup prej rreth 20 gazetarësh të huaj, mes të cilëve edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania mbërritën, në Korenë e Veriut me ftesë të autoriteteve vendase. Shkatërrimin e impiantit ku janë kryer provat e 6 shpërthimeve bërthamore, Peniani e ndërmerr si shprehje të angazhimit për të çuar procesin e paqes me Jugun dhe uljen e tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

12 Qershori është përcaktuar si data zyrtare e samitit historik mes Donald Trump dhe Kim Jong Un në Singapor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *