• |
ide | kryesore

Opozita bllokon parlamentin, banderola: Jo qeveri e krimit dhe drogës

Lajme, Të fundit



Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e parlamentit pas përfundimit të fjalës së Lulzim Bashës. Kreu i PD-së tha se mazhoranca po bën përpjekje të dëshpëruara të japë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike, ndërkohë që është kapur në krim.

Basha denoncoi kërcënimin e dëshmitarit Albert Veliu përmes njerëzve të inkriminuar, që tha ai janë përdorur për të mbajtur në detyrë Fatmir Xhafajn.

Menjëherë sapo koha e Lulzim Bashës mbaroi, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e kuvendit dhe nxorrën një banderolë ku shkruhej “Shqipëria si gjithë Europa, jo qeveri e krimit dhe drogës”



1 Comment

  1. Nje gje nuk kuotoj un. Si nuk ja fershellen askush ketyre te pd. Po nuk ka dal asnje ambasador me pesh qe tu japi nje fije te drejt ketyre. Si shpjegohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *