• |
ide | kryesore

Plas gallata në internet, Rama ‘nxjerr’ njoftim: Vend i lirë pune për Ministër i Brendshëm (Kriteret)

Pikante



‘Renia’ e Samir Tahirit dhe ‘lëkundja’ e Fatmir Xhafës, dy ministrave të Brendshëm të Edi Ramës, të dyshuar si të lidhur me drogë, i pari me grupin e Habilajve dhe i dyti duke favorizuar vëllain trafikant, ka shërbyer për të bërë humor në internet, pasi duket se kryeministrit Rama nuk po i ecën fare me njerëzit që emëron në një prej ministrive më të rëndësishme në vend. Në portalin e njohur për publikimin e njoftimeve, së fundi është publikuar nga dikush për humor, një njoftim për vend të lirë pune në pozicionin e Ministrit të Brendshëm. Më poshtë përmbajtja e plotë e tij.

Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;

Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;

Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.

b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi

d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.

e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine

f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://ëëë.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000

Tiranë, Shqipëri

http://www.njoftime.com/showthread.php?368124-Kryeministri-ofroj-vend-pune-THIRRJE-E-HAPUR-P%CBR-KANDIDIMIN-SI-MINIST%CBR-I-PUN%CBVE-T%CB-PISTA&p=368287#post368287



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *