• |
ide | kryesore

Rama: Audiopërgjimi film, protesta tallje, sikur shkojnë në kinema!

Lajme, Të fundit



Edi Rama i foli nga parlamenti të gjithë atyre që ditën e shtunë do të dalin para kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë ku bën pjesë Fatmir Xhafaj. Rama shtoi dyshimet tek të gjjithë ata që do të dalin në protestë të shtunën, duke u shfaqur i sigurtë se audiopërgjimi nuk është autentik dhe se pas protestës, të gjithëve do t’i duket vetja të përdorur nga PD.

“Historia e audio-përgjimit ka një fund të qartë, se nuk është opinion, është fakt. Bëhet fjalë për një provë konkrete që o është autentike, o është e fabrikuar dhe këtë nuk ka nevojë ta thotë askush në Shqipëri fare.

është qesharake që ajo ç’ka unë thashë dhe e përsëris, se unë e di rezultatin se kërkova ta mësoj që atë ditë, se këta që pretendojnë se e thotë këtë që prokuroria e kapur të thotë këtë, se prokuroria nuk do thotë asgjë, thjesht do e cojë në një laborator shkencor të kujtdo vendi partner.

Nuk është çështja; është me barrë, nuk është me barrë apo ka jastek?

Kjo është çështje laboratori shkencor: Eshtë s’është! Unë që ju kam thënë publikisht që kjo është një histori banale dhe audiopërgjimi është pa lidhje fare me personin e akuzuar, po ju them që historia pas audiopërgjimit është akoma më e hatashme. Ça shikoni janë vetëm aktorë, luajnë rolin. Kam shumë shpresë që të dalin më vonë regjizorët, skenaristët, producentët se këto deri tani janë aktorët.

Ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si figurant i filmave të neorealizmit italian, por cështja është shumë herë më e rëndë sesa duket.

Analiza shkencore, jo në kompani private, jo në zyra avokatie, por në laborator shkencor të kujtdo vendi partner me Shqipërinë.

Për ta mbyllur, dua t’ju bëj një pyetje të thjeshtë të gjithë atyre që janë të turbulluar nga fakti që vëllai i Ministrit të Brendshëm qenka trafikant droge.

Ça do mendoni për veten, kur kjo që unë them, të dali kshu si them unë dhe të mësoni që bëhet fjalë për një tallje të madhe me ju, që synon destabilizmin e vendit, jo scoop mediatik, por destabilizim.

Si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë, kur të mësoni se dolët në protestë njësoj si në kinema për të parë një film dhe për të mbushur sallën e kinemasë.

Zgjedhja është e lirë, secili bën atë që do. Fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shpi po në morgun e Tiranës ka vdekur.

Koha kur dilje në protestë dhe ktheheshë si ilegal në shtëpi me brinjë të thyer se të kishin shkatërruar, ka vdekur.

Në protestë mund të dali kushdo.

Por pyetja nuk është protesta por tallja e madhe, mendojeni këtë që po ju them që mos ju duket vetja të keqpërdorur me paralajmërim. Videopërgjimi është tallje. I fabrikuar si video-përgjim i dikujt që nuk është fare aty dhe kjo e gjitha bëhet për të shkatërruar çeljen e negociatave. Çdo shqiptar që nuk i do negociatat duhet të shkojë në protestë. Kush i do negociatat, ta dijë që shkon aty për të kundërtën”



4 Comments

  1. Po jane gjetur ne 30 bije nenash te mbytur ne vlore per transport droge Po kete ne tyre kush e pagon asnjeri , vdesin keto qe te pasuroheni ju kerma, Po su ngope o plere Qe mbahesh qe rrehf gra ,ptu fare e keqe!

  2. O Nasi po ne Italia,Kolumbi,Anglia etj .Jane gjetur me mijra te vdekur nga droga,asnje qeveri nuk eshte pergjigjur.Ndoshta Vlora si dhe Miami do ndertohet nga droga.

  3. Ej, milet,
    Po ai filmi edvin- dosh frroq
    per atentatin e metes kundra ko doshit,
    Si u bo, a xheba ?!
    Njoni mafioz sot ende KM, tjetri deputet, I treti ish deputet- trafikant prostesh-burgaxhi;
    Tre xhambaz- mafioze ne nji dere!!!

    Shqiperia qe duuuum…
    perparon!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *