• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Xherdan Shaqirit/ “Sekreti i flamujve në atletet e mia”

F1, Sport



“Xherdan Shaqiri është krenar të mbajë dy flamurë me vete në Kupën e Botës Rusi 2018”. Kështu nis një shkrim i portalit britanik “stokesentinel.co.uk”. Në një profil për lojtarin e Stoke City merret shkas nga atletet e reja që Shaqiri ka bnërë gati për këtë kompeticion. Aty shihen qartë flamuri i Kosovës në këmbën e djathtë (të duhurën) dhe ai i Zvicrës të mëjtën (këmbën e tij të besuar).

Shaqiri dhe familja e tij lanë shtëpinë e tyre në Gjilan kur ai ishte fëmijë gjatë Luftës së Kosovës. Shaqirët u vendosën në një fshat pranë Bazelit në Zvicër.

“Kurrë nuk e kam harruar se kam lindur në Kosovë. Në një vend shumë, shumë të varfër ku nuk ka shumë punë dhe as para. Familja ime nuk kishte shumë. Shtëpia e dajës tim u dogj, ndërsa e jona u la në këmbë, por u bastis dhe u grabit çdo gjë. Muret u çanë. Jam i lumtur që gjetëm në Zvicër një vend të sigurt ku mund të jetonim në paqe. Futbolli është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetën time. Jetoja vetëm 5 minuta larg fushës së SV Augst ku çdo gjë ishte perfekte. Në fushë je i lirë, nuk ke shqetësime dhe je i liruar.”

Xherdan Shaqiri shënoi një gol të mrekullueshëm në barazimin e Zvicrës me Poloninë në Euro 2016. Një tjetër futbollist i Zvicrës ka këpucë të ngjashme me ato të Shaqirit. Bëhet fjalë për Granit Xhakën, mesfushorin e Arsenalit gjë gjithashtu u lind në Bazel nga prindër shqiptarë të Kosovës.

Në një rast Shaqiri veshi një palë atlete ku ishin të fiksuar flamujt e Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë ku Zvicra luajti kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Borës 2014.

“Jam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova, por jam rritur në Zvicër. Jetoj me mentalitet zviceran, por edhe me mentalitetin e Kosovës pasi kur kthehem në shtëpi flas shqip. Jetoj me të dyja mentalitetet dhe për mua nuk është një diferencë e madhe”.

Kosova u pranua në FIFA në 2016-ë, por Shaqiri deklaroi se nuk mund ta ndërronte skuadrën e tij kombëtare për shkak se kishte marrë pjesë me Zvicrën në Euro 2016. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *