• |
ide | kryesore

Edi Rama flet për sukseset e qeverisë: Zyrat e Punës do të punësojnë 25 mijë vetë deri në fund të vitit

Lajme, Të fundit



Pasditen e sotme,Kryeministri Rama e vazhdoi procesin e llogaridhënies me qytetarët e Kuçovës nga ku foli taksat e për punësimin. Rama tha se është një deformim i madh që qeveria e drejtuar nga ai ka rritur taksat. “Deformimi i parë i madh. A janë rritur apo jo taksat nga qeveria jonë? Ne kemi ulur taksat masivisht për 97% të shqiptarëve që punojnë në shtet apo në privat dhe ky është fakt. Ne kemi ulur taksat për biznesin e vogël. Me paketën e re që do të hyjë në janar, fasha do të shtrihet në 140 milionë lekë të vjetra xhiro për çdo biznes. Është një ulje drastike e taksës nga ku përfitojnë të gjitha bizneset e vogla që u përfshinë në skemën e TVSH. Ne kemi bërë dhe shumë ulje të tjera taksash në shumë nënsektor të ndryshëm. Ne kemi rritur vetëm dy taksa. Unë e kam përsëritur këtë dhe askush nuk e kundërshton këtë. Kemi rritur taksën mbi të pasurit dhe taksën e karburanteve. Ne kemi rritur taksën aty, për të mos rritur taksat për të tjerët, te individë që kanë nevojë për mbështetje”, tha Rama.

Sa i përket punësimit, Kryeministri tha nga Kuçova se deri tani këtë vit, nga zyrat e punës janë kanë gjetur punë gati 10 mijë persona. Rama tha se deri në fund të vitit, synimi është 25 mijë të punësuar nga zyrat e punës.

“Të gjithë zyrat e punës kanë realizuar objektivat këtu. Ne kemi prekur limitin e 10 mijë të punësuarve. Deri në fund të vitit kemi objektiv të punësojmë deri në 25 mijë persona nga zyrat e punës. Kemi dhjetëra mijëra të rinj që kanë marrë diploma të pavlera dhe nuk dinë të bëjnë asnjë punë. Nuk është faji i tyre, por faji i sistemit”, tha Rama.



4 Comments

  1. Nuk e kini marre vesh mire o mire kete thenje te ketij kryeministri ose deshifruar .Ai tha se deri ne fund te vitit do largohen dhe 25 mije shqiptare te vet punesohen apo te qendrojne neper kampet si azilante neper bote .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *