• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Protesta e opozitës, çfarë po ndodh në mesnatë te kryeministria

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës bëri një njoftim zyrtar pasditen e së premtes për tubimin që zhvillon opozita paraditen e së shtunës në kryeqytet.
Mes informacionit për rrugët që bllokoheshin, kishte edhe një rresht ku policia nënvizonte se nuk do të lejonte shkeljen e ligjit.

“Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit, sipas përcaktimeve ligjore. Në të njëjtën kohë, nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike” – thuhej në deklaratë.

Mesa duket Rama e ka marrë seriozisht këtë protestë. Megjitëhse nuk do të qëndrojë në zyrë ai ka urdhëruar mbulimin e “markizës” të vendosur në hyrjen e selisë së kryeministrisë pasi Rama erdhi në pushtet. Në mesnatë u vu re se aty është ngritur një mbrojtëse nëse protestuesit do të qëllojnë me sende të forta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *