• |
ide | kryesore

Greqi, kapet grupi i shqiptarëve që transportonte kanabis të papërpunuar

Lajme, Të fundit



Policia greke në Attika ka kapur një grup kriminal që ishte aktiv në magazinimin dhe transportimin e kanabisit të papërpunuar. Sipas policisë, katër personat arrestuan në Nafpaktia, një rajon pranë qytetit port me të njejtin emër në Greqinë qendrore. Dy prej tyre janë shqiptarë të moshës 27 dhe 32 vjeç dhe dy me shtetësi tjetër, 36 dhe 41 vjeç.

Njeri prej të arrestuarve, 36-vjeçari, me një makinë të marrë me qera, furnizonte me kanabisin e papërpunuar të siguruar nga 3 të arrestuarit e tjerë, bashkëpunëtorët e tyre në Athinë. Në total u sekuestruan 53 kg kanabis, 55 070 euro dhe 6 celularë.

Mbi njerin prej shqiptarëve, 32-vjeçarin, ishte lëshuar më parë një urdhër arresti për drogë. Ata u dërguan në Prokurorinë e Misolongjit për t’u marrë në pyetje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *