• |
ide | kryesore

Kanye West shpenzoi 85,000 mijë dollarë për foton e tualetit me ilaçe të Whitney Houston

Paparazzi, Slider



Kanye West pagoi 85.000 dollarë për të licencuar fotot e tualetit me ilaçe të Whitney Houston, për t’i përdorur si imazh të kopertinës së albumit të reperit Pusha T, “Daytona”.

Pusha T deklaroi gjatë një interviste radiofonike se West, i cili është producent i “Daytona”, e ndryshoi projektin në moment të fundit, duke i thënë: “Kjo është ajo që njerëzit duhet të shohin bashkë me këtë muzikë”.

Fotot janë bërë në vitin 2006 në shtëpinë në Atlanta të Houston dhe u publikuan pas vdekjes së këngëtares, në vitin 2012, që u shkaktua pikërisht nga përdorimi i medikamenteve dhe drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *