• |
ide | kryesore

Kanye West surprizon Kimin për përvjetorin e martesës

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West kanë festuar ditën e djeshme 4-vjetorin e martesës së tyre. Ishte Kim ajo që e kujtoi e para këtë përvjetor duke bërë një postim në Instagram  ku i kujtonte bashkëshortit të saj dashurinë e madhe që ka për të dhe e falënderonte për familjen e bukur që i ka dhuruar.

Nga ana tjetër edhe Kanye e ka surprizuar Kim me një dedikim në Twitter, ku nëpërmjet dy fjalëve ka shprehur dashurinë e madhe dhe mirënjohjen që ka.

“Falënderim dhe lumturi janë dy fjalët që përshkruajnë më së miri atë që gruaja ime do të thotë për mua. Jam thellësisht mirënjohës dhe i lumtur.”, shkruan Kanye në postimin e tij në Twitter. Por me sa duket surprizat për çiftin në këtë ditë të rëndësishme të tyre nuk kanë përfunduar me kaq, pasi ka qenë Kim ajo që e ka surprizuar Kanye duke ndryshuar look-un e saj.

 

Duke ditur se Kanye e pëlqen më shumë Kim-in me flokët bionde, ylli i kardashianëve ka ndryshuar ngjyrën e saj të flokëve dhe është shndërruar në një bionde mjaft seksi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *