• |
ide | kryesore

Ministria e Arsimit: Pse u shpërnda pyetësori për seksin te nxënësit e 9-vjeçares

Lajme, Të fundit



E ngriti si shqetësim deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Ajo tha se kishte marrë shqetësimin e një grupi prindërish mbi një pyetësor të shpërndarë në shkollat 9-vjeçare ku ndër të tjera fëmijët e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç janë pyetur nëse kanë kryer seks oral, vaginal, apo anal, si dhe u kërkohet mendim rreth ngacmimeve seksuale.

“Pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral”, – thuhet në kërkesën e Vokshit drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Kjo e fundit ka reaguar me një njoftim zyrtar ku thotë çështja “po përdoret ulët për revansh politik duke dezinformuar prindërit dhe opinionin publik dhe është një turp për këdo që e bën”.

Ministria e Arsimit thotë se ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Evropës përfshirë edhe Kanadanë, duke zbatuar rigorozisht të njëjtin protokoll, metodologji dhe pyetësor.

Sipas saj, studimi mbi sjelljet Shëndetësore tek Fëmijët e Moshës Shkollore 11, 13, 15 vjec (HBSC- Health Behaviour in School -Aged Children) është një studim që ka filluar para 34 vitesh dhe kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut. Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi që prej vitit akademik 2009-2010.

Studimi konsiston në vetadministrimin e një pyetësori anonim nga nxënësit e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç. Plotësimi i tij është vullnetar dhe nxënësit nuk janë të detyruar ti përgjigjen të gjitha pyetjeve.

Pyetjet janë hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë më të njohur të fushës akademike, të cilët janë specialistët më të mirë për fushat që mbulon studimi. Çdo ndryshim sado të vogël që një vend mund të bëjë në pyetësor e përjashton atë nga studimi ndërkombëtar.

Studimi përmban pyetje mbi zakonet e të ushqyerit, imazhin trupor, obezitetin, aktivitetin fizik, shëndetin oral, sjelljet e rrezikshme, përdorimi i alkoolit, duhanit, drogës (vetëm për 15-vjeçarët), sjelljet seksuale (vetëm për 15-vjeçarët), marrëdhëniet në familje dhe me bashkëmoshatarët, mjedisi socio-ekonomik, mjedisi në shkollë, etj.
Ky studim “ushqen” sistemin e informacionit shëndetësor dhe arsimor me të dhëna të vlefshme mbi shëndetin dhe stilin e jetesës së fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.

“Kryerja e HBSC 2017/18 në këtë vit akademik, do të na lejonte të bënim krahasime më rezultatet e marra në raundet e mëparshme, duke bërë të mundur kështu evidentimin e progresit dhe sfidave për fusha të caktuara shëndetësore dhe sociale. Gjithashtu, do të mundësohej edhe krahasimi i indikatorëve shëndetësorë midis vendeve të ndryshme” –thotë Ministria e Arsimit. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Duke qene se jane femije, duhet te pyetet tutori i tyre(Nena, Babai etj) nese deshiron qe femija te mbushe pyetsorin…Nese pergjigjet I merren nje personi qe ndodhet ne institucion pulik pa deshiren e tij, ky eshte abuzim

  2. qenefi i stalinit rama nikolla krahasojn vehten me kanadan,keshtu esht kur ke dhjerje stalini ne kryeministri emonistri,kukulla e shemtuar barbi perdoret so leter higjenike.rama e mikolla kerkojn te din se cili mashkull e cila femer jan per trafikim.

  3. Ju komentues qe nxirrni zorret ketu as nuk e keni idene se per cfare pyetsori flasim. Ju vetem lexoni qe Vokshi ka ngritur shqetesimin e ‘disa prinderve’ .. dhe kaq mjafton per ju te nxirrni frustrimin tuaj.

    Besomeni nese Vokshi do te ishte ministre arsimi DO TE BENTE TE NJEJTEN GJE, dhe nuk e di nese ky STALINI , komentuesi emblematik i Lapsit, do ta quante kara-kurve.

    debila.

  4. Ti me pseudonimin -shume shifror-programet e edukates seksuale si dhe pytesoret se cfare forme kane organet gjenitale nuk ju cohen femijeve qe ne para sholloret dhe deri sa te mbarojne 9 vjecaren programi i edukates seksuale te filloje ne shkollat e mesme megjithe ate populli yne nuk e ka ne mentalitet kete lende se kjo nuk do te thote modernizim te sistemit arsimor o i nderuari -shum shifror–

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *