• |
ide | kryesore

Rama ndërpret qytetarin: Lëre se për Skënderbeun kemi Elisa Spiropalin

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot turin e llogaridhënies me publikun, në qytetin e Kuçovës.

“Nuk jemi të imunizuar nga grabitqarët dhe parazitët në nivelet nga më të ndryshme të administratës. Ka dhe në nivele të larta të administratës. Sigurisht është një beteje që nuk fitohet në 6 muaj, por është betejë fitohet bashkë me qytetarët. Me një aplikacion e ke qeverinë në xhep”, ka qenë kjo një pjesë e fjalës së Ramës, dhe më pas ka dëgjuar ankesat nga qytetarët.

Qytetari: U bënë katër që ke thënë ata që nuk dalin dot nga dera do dalin nga dritarja, por ata nuk po ikin nga zyrat tuaja zoti kryeministër. Nuk më kanë zgjidhur problemin, nuk kam pronën time, të lutem ndërhy. Jetë shëndet dhe liri, se Skënderbeu ka thënë që lirinë…

Rama: Për Skënderbeun kemi Elisën. Mos na ço tek Skënderbeu se e ka Elisa Spiropali atë punë.



1 Comment

  1. O Rameziu, o derman cke?!!! Pse je zverdhur, pse djersit?! Hall te madh ke, qe ti e di. Tu mblodhen shume gjera bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *