• |
ide | kryesore

Rama në Gjirokastër/ Si u përhap haberi “Pastroni lagjet për mikpritjen e qeverisë”

Pikante



Kanë shkuar 28 vite që kur në festivale këndohej “Dilni se erdhi Enveri” nga grupi i të rinjve të Gjirokastrës, por të njëjtat iso dëgjohen ende nga brez i ri gjirokastritëve. Jo nëpër festivale, por në mbledhje shtetërore.

Lapsi.al ka zbuluar një dokument të prefekturës së qytetit, ku jepet urdhër të pastrohen lagjet për mikpritjen e qeverisë.

Dokumenti është protokolluar në datën 17 maj dhe mes urdhrave të prefektit Astrit Aliaj bie në sy ai që ka dhënë në mbledhjen e Inspektoriatit të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave.

“Pas debateve midis palëve, – thuhet në dokument- nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër u lanë disa detyra ndër kryesore ishin sensibilizimi i pastrimit të territorit për të gjitha Bashkitë e Qarkut Gjirokastër për mikpritjen e qeverisë kryesuar nga Kryeministri Z.Edi Rama”

Ca nga tradita e rrënjosur ndër vite, ca nga oshilacionet e Edi Ramës që bëhet i paparashikueshëm kur lëviz jashtë Tiranës, prefekti ka menduar t’i dalë të keqes para me një pastrim të shpejtë të lagjeve të qytetit. Dhe siç dihet, vizita e qeverisë shkoi qetë dhe pa asnjë të papritur. Më poshtë kënga e grupit të të rinjve të Gjirokastrës kënduar për diktatorin.

 



1 Comment

  1. Po e myll ‘komteleta-faqjabardhe’
    -Si pune
    jevgu me ca jevga
    qe
    bon aheng
    e shti fall
    Ku gjen dere,
    I shkreti….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *