• |
ide | kryesore

“SportItalia”: Sarri te Chelsea merr me vete edhe Hysajn

Sport



Maurizo Sarri është pranë hedhjes së firmës si trajner i Chelsea sezonin e ardhshëm. Por kjo do të shkaktojë rrjedhje të lojtarëve edhe nga Napoli të cilin ai e drejtoi për 3 sezone.

Sipas “Sportitalia”, përfaqësuesit e Sarrit kanë zhvilluar një takim 7 orë me drejtuesit e Chelseat të enjten pasdite, ku kanë rënë dakord rreth një kontrate 2-vjeçare.

Mediat italiane shkruajnë se klubi londinez është gati të paguajë klauzolën e lirimit të Sarrit me vlerë 8 milionë euro. Kjo është pengesë që Napoli nuk dëshiron të heqë dorë pavarësisht se e shkarkoi Sarrin për t’i hapur rrugë emërimit të Carlo Ancelotti.

Sërish sipas medieve italiane Sarri pritet të marrë me vete edhe 3 lojtarë të Napolit. Mes tyre është edhe mbrojtësi shqiptari Elseid Hysaj i cili ka një klauzolë në kontratë për 50 milionë euro. Emrat e tjerë janë Raul Albiol dhe Piotr Zielinski. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *