• |
ide | kryesore

VIDEO/ Basha i përgjigjet Ramës: Këto janë “esadistët” që pengojnë Shqipërinë!

Lajme, Të fundit



Nuk ka vonuar përgjigja e Lulzim Bashës, ndaj thirrjeve të Edi Ramës që qytetarët të mos dalin nesër në protestë.

Kryeministri i Shqipërisë i cilëson ‘esadistë’, opozitën dhe qytetarët që do të dalin në protestë, e për këtë arsye kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë një përgjigje mesditën e sotme.

Në një video-montazh, kreu i PD-së ka nxjerrë tre fytyrat e Ramës dhe vëllezërve Xhafaj, me pyetjen “Kush është pashai?”, të njëjtin epitet që përdori skafisti Albert Veliu , në telefonatën ku kërkonte ndihmë për një rrugë droge drejt Italisë.

Videon, Lulzim Basha e shoqëron me pyetjen retorike: “Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa”



7 Comments

  1. Une nuk eshte se i ve shume faj kti Bashes se aq di aq ben. I thot Sala bej kshu e me vrap ky. Ky marjonet eshte.

  2. Oj zocka gazetar .Mos perdor peremrin deftor ne gjinine femerore shumes (keto) kur tregon meshkuj ,por “keta” burra ,keta gazetare ,keta gomere etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *