• |
ide | kryesore

(VIDEO) Trafik droge me vlerë miliona euro, arrestohet shqiptari në Itali

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka ndërmarrë një operacion anti-drogë të koduar ‘Turizmi i madh’ mes Sardenjës dhe Lombardisë, ndërsa janë arrestuar 6 persona, mes të cilëve 5 italianë e 1 shqiptar si dhe janë shpallur në kërkim 3 shqiptarë të tjerë.

Shqiptari i arrestuar është Armando Ndoja, banues në provincën e Milanos i cili konsiderohej si korrieri i besuar i kësaj bande kriminale. Banda trafikonte kokainë dhe heroinë në territoret e ishullit të Sardenjës, në rajonin e Kalabrisë dhe në Lombardi.

Hetimet për grupin kishin nisur që në vitin 2015 dhe sipas mediave italiane brenda 7 muajsh ky grup ka trafikuar drogë me vlerë nga 5 deri në 7 milionë euro. Heroina e kokaina dërgohej përmes korrierëve në zonën e Milanos e prej andej në Sardenja.

Për të komunikuar mes tyre ata përdornin një gjuhë të kriptuar si dhe telefona celularë me një përdorim.

arzu



2 Comments

  1. dhe dalin qelbesirat e nenprodukte e tyre e thon nuk ka drog,as xhafa as tahiri,kea ne tru te dhjer me nji fjal rama esht 2 meter mut ,kujtojn se jongj po trafkojn.

  2. MJER KUSH DO BJERI FATI ME JETUAR NE KTE VEND GJYNAH GJITHE KTO RESURSE DHE KY POPULL LLOGARIT BUKEN E GOJES JEMI DREJT 2020 AKOMA GJYSMA POPULLIT SHQIPTAR LLOGARIT BUKEN E GOJES BOBO MJER POPULLI DOR KUJT KA NGEL ME QEVERIS DOR BOLSHEVIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *