• |
ide | kryesore

Basha: Kasmi ka 10 qepje në kokë, Xhafaj i ka dorëzuar krimit Ministrinë e Brendshme

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi në spital kryeredaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi.

Ai tha se dhuna ndaj Kasmit është një tregues më shumë se përse Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë ministër i Brendshëm.

“Dhuna është treguesi më i mirë se policia është në shërbim të familjeve mafioze Xhafaj e Rama.

Bledi Kasmi ka dhjetë qepje në kokë sepse po bënte punën e tij si gazetar i RD, ndërkohë Agron Xhafaj u përcoll me fshehtësi për të shpëtuar lëkurën e Fatmir Xhafajt, që së bashku janë pjesëtarë të një familje, subjekt i ligjit antimafia.

Kjo është arsyeja se përse Xhafaj nuk mund të qëndrojë në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi çdo moment ai mund të përbëjë rrezik për qytetarët dhe vendin.

Po ashtu, është emergjencë kombëtare largimi i njeriut që ia ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme krimit.

Pa shkëputur lidhjet e krimit, Shqipëria nuk ka të ardhme dhe procesi i integrimit është i ndalur,” tha Basha.



6 Comments

  1. Lapsi nxir videon e gjasmje plagosjes se ketij gazetar i thencin. Apo dhe ju jeni njelloj me kete mashtrues. Lapsi trego te verteten nese kjo eshte puna juaj.

  2. Klikoni ne Youtube ne shkruani : Shtyn policinë me rrjetë metalike, lëndohet në kokë kryeredaktori i RD Bledi Kasmi

  3. Klikoni ne youtube dhe shkruani :Shtyn policinë me rrjetë metalike, lëndohet në kokë kryeredaktori i RD Bledi Kasmi per te deshmuar mashtrimin e madh te kryebabales se PD-se.

  4. Politika e bazuar ne fake news dhe metodologjine e post truthit po i nxjerr jashte lojes politike politikanet e shqupit dhe analisto–gazetaret qe ju lepijne menderen atyre.Njerezit vleresojne vetem te verteten.

  5. Po ama Lul ky gazetari akoma vazhdon dhe jeton, kurse ju vrate 4 njerez te pafajshem apo memoria e shkurter dhe harruat ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *