• |
ide | kryesore

E vërteta e plagosjes së kryeredaktorit të RD-së, u qëllua nga policia, nuk ishte duke raportuar (VIDEO)

Lajme, Të fundit



I plagosur në protestën e opozitës mbeti edhe Bledi Kasmi, kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike. Ai vetë, zyra e shtypit në PD dhe Basha thanë se gazetari u qëllua nga policia teksa ishte duke raportuar. Por në fakt pamjet e transmetuara nga Report Tv tregojnë Kasmin në përpjekje për të hequr një prej zgarave të hekurit pranë Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër në pamje duken edhe syzet e Kasmit që fluturojnë në ajër pasi goditet nga policia. Kryeredaktori i RD-së u dërgua për mjekim në spitalin ushtarak, aty ku shkoi për vizitë edhe Lulzim Basha.

©LAPSI.al 



16 Comments

  1. Pergezoj Lapsin per kete korigjim,se paku ju gazetaret nuk duhet te hyni ne vallen e politikes se intrigave.Keni obligim profesional por edhe borgj publikut te transmetoni te verteten.Te gjitha partite politike jane bere vertete kazan i intrigave dhe genjeshtrave.

  2. Eeeee,
    Provokacia qeka mo enteresante, qeka ngjaloro Qepallore, Bledo, ti thuj shyqyr me kaq se azem (pisi)
    e hongri per trim….
    E mgjt. cjapi te Kasapi
    po shkon….

    1. Hurin e pame shume mire, por ketij ‘ gazetarit qe po raportonte’ i kerceu guri ne koke.. shikoje videon disa here dhe do shohesh qe atij i ka rene nje gur ne koke.. Mund edhe te ishte shkopi i gomes se policit , detyren po bente,,,, por ja qe duket qarte qe eshte nje gur qe i kercen ne koke.

    1. E pe lesh me qime , ku ta mban ti te vish ne protesten e opzites.

      E kisha me dyshim,por tani mu mbush mendja , drejtuesit e lapsit jane shitur tek baronet e droges sepse ne bllok jeni rritur dhe per ish bllokmenet po punoni.

      Shame on you ?

  3. Andi Bushati tregon se eshte nje gazetar i blere, qe sado mundohet te maskohet si i paanshem, mbron ne menyre te qarte Ramen. Pasqyroje sic duhet kete rast, pra duke mos marre parasysh se e ke koleg kete zoterin e plagosur(se Bushati eshte i `paanshem` ), dhe nuk ke ndonje dashuri te fshehte per Ramen. Pra, zoteria gazetar po shtynte fuqishem ate rrjeten, ndersa polici aty e mbyti me shkop gome ne koke, duke ia fluturuar syzet dhe care koken.

    1. Lajmi i pare ishte se ia cane koken me gur vete protestuesit, te pakten per hir te publikut qe ju ndjek sigurohuni para se te jepni lajmin. Nese u genjye se gazetari po raportonte ne ate moment, (pra nese genjen Lulka) mos i besoni as Rames se nuk mbaj memd ndonje rast te kete thene te verteten. E kuptoj qe eshte e veshtire qe te gjithe gazetaret te jene si Ambrozia Meta, por te pakten shiteni veten me shtrenjte. Nuk do pasuroheni si Bollino ose ndokush tjeter, ppr dicka do ju mbetet. Kete koment e kam per Andi Bushatin, i cili si djale blloku qe eshte e ka te veshtire te shkeputet nga genjeahtrat e te tijve para dhe pas 1990-es. Sa per Lulen e bukur te majit qe me siguri e ka ditelindjen edhe ai me 1 prill, njelloj si Rama dhe shumica e politikaneve shqiptare, aman o njerez hiqeni qafe. Nuk eshte Rama e keqja e Shqiperise, eshte Lulka qe nuk as grinte, as force dhe per me teper eshte shume dembel per te bere dicka. Lulka jo vetem qe nuk do te behet ndonjejere KM, por po e shkaterron opoziten nga viti ne vit dhe, me te ne krye PD ne zgjedhjet e 2021, gjithmone nese Rama do kete deshire te beje zgjedhje, do bjere ne max. 10-15 mandate. Ju te PD-se nese nuk ndryshoni kryetar, do mbeteni me kryetar dhe pa parti. Naten e mire Luli se je lodhur shume sot….

  4. o bushat e ke treguar veten qe je ne krahun e bllokut dhe krimineleve pasardhes te tyteti,sado qe perpiqesh te maskohesh perseri etregon fytyren e parardhesve te tu.turp te kesh po ate e pame te gjithe ne qe ishim aty pervecse ketyre kermave te rilindjes se degjeneruar qe ja kane falur nderine femiljes mete moralshmit rama .po mos harro neser do tu vije rradha ju kermave ,

  5. po me lapsi po por shikoni me ngadal dhe duken syzet qe zhduken nga koka pasi ka fluturuar ne koke shkopi gomes. pacure gazetar lapsi mbas kafes te rogneri te bushatit me xhafen.

  6. Politika e bazuar ne fake news dhe metodologjine e post truthit po i nxjerr jashte lojes politike , politikanet e shqupit . .Njerezit vleresojne vetem te verteten.

  7. E pe lesh me qime , ku ta mban ti te vish ne protesten e opozites.

    E kisha me dyshim,por tani mu mbush mendja , drejtuesit e lapsit jane shitur tek baronet e droges sepse ne bllok jeni rritur dhe per ish bllokmenet po punoni.

    Shame on you ?

  8. O zonka apo zonjushe Eni, po me 21 janar a nuk ishin policet ne krye te detyres? A nuk u goditen policet me gure dhe shkopinj njelloj si sot po terhiqej ai bllokimi i hekurt? Ne kete menyre sikur reagimet te ishin proporcionale, me 21 janar do ishin vrare minimalisht 400 vete. Me kete qe them nuk dua te justifokoj vrasjet e 21 janarit, ama mos u beni kaq tifoze partish se nuk eshte aspak e drejte. Duhet ta kuptpni qe ky tifozllek, jo vetem po ju le pa hyre ne BE, por po ju heq edhe buken e gojes. Partite (nenkupto kryetaret) sa te kene njerez te tille, si Eni me shoke, do jene ne
    te drejten e tyre t’ju lene pa buke, pa uje dhe pa gjume te gjitheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *