• |
ide | kryesore

Helmi i Patozit: Na mori malli për protestat e Shaban Memisë, po e keqja s’paska fund

Lajme, Të fundit



Ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi komentoi me cinizëm protestën e Partisë Demokratike. Megjithëse përpiqet t’i vërë në të njëjtën llogore Ramën dhe Bashën, duke i quajtur të dy “Babale”, në komentin e Patozit goditet protesta e opozitës për pjesmarrjen e pakët të qytetarëve.

“Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë. Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vertetën Babalet, që na drejtojnë, s’ka rëndësi nëse janë në pushtet apo në opozitë.

Ndaj e vetmja keshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron, njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate, nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti.

Babalja në opozitë thotē se ka dalë me sukses, sepse atē di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar.
Nje Zot e di ku e gjen forcën dhe guximin, që të bëjë prapë si i fortë, edhe pse e di që të gjithe kanë televizor në shtëpi dhe e kane parë gjithçka me sytë e tyre.
Babalja në qeveri po rreh gjoksin prej disa orësh dhe po mburret pēr dështimin e vëllait të vet ne opozitë.

Por gëzohet kot, sepse kjo nuk ka asnje lidhje me njerëzit dhe atë vetë.

Sepse e vetmja meritë e Babales së fortë në këtë mes është që ai tjetri nuk ekziston.

Vini re sa të ngjashëm janë edhe kur shahen dhe tregojnë me gisht njëri-tjetrin dhe bëjnë sikur tashmë janë në gjak.

Po akuzohen reciprokisht dhe me shumë tërsëllëmë dhe pasion si shkaktarë të refuzimit të Europës. Dhe kjo per ata është arsyeja më e fortë e kësaj “lufte epike”, për të mos thënë që është e vetmja arsye.
Sepse për ta nuk ka rëndësi se si jetohet nga brenda Shqipëria, por vetëm se si duket ajo nga jashtë.

A thua se kjo eshte një fotografi apo nje video e shkurtër reklame, që duhet ta shohin për disa çaste të huajt, sa për të krijuar një ide.

Dhe jo si i vetmi atdhe që kemi, ku gdhijnë dhe ngrysin ditë shumë të veshtira për shkak të keqqeverisjes miliona shqiptarë.

Mes dy Babaleve, që zihen për pushtet në Bulevardin “Deshmorët e Kombit”, jam i sigurt se shumica e shqiptarëve sot nuk zgjedh asnjërin.

Atij më të dobëtit, që bën kinse si i fortë, ia numuruan brinjët sot, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron.

Saqë më mori malli për protestat e Shaban Memise para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi. Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund” shkruan Patozi. Komentin e plotë në rrjetet sociale mund ta lexoni më poshtë:



10 Comments

  1. Kisha respekt per ju z-Patozi-ku neper portale te ndryshme shkruaja komente se Basha ka bere gabimin me fatal qe ju largoi nga lista e deputeteve sebashku me -z-Topalli,Bode e te tjere por paskam gabuar.Ti paske qene dhe je nje njeri karjerist qe per hir te karriges te deputetit po vjell vrer dhe helm-sic e kane titulluar kete lajm keta te -Lapsit-mbi ata mijra protestues qe dolen per te protestuar duke e minimizuar dhe pjesemarrjen ne ekstrem.Ti po e tregon fytyren tende te qelbur se per inat te -Bashes-te mohosh kete pjesemarrje dhe te hedhesh poshte idealet e te djathtes shqiptare dhe e ketij populli te shum vuajtur .Tani ti u bere nje -karte e djegur-si-Topet,Ngjelat-Dodat ,Bojaxhinjte etj.Tani nuk ka me votues te te djathtes shqiptare qe t’ju ndjeke ju nga pas me kete helm qe nxore sot nga trute dhe nga goja .

  2. pata patozi pasi i lepiu gjysmen e bythes se rames te ber pis pas konsumimit te kokaines e orgjis ne grup edvinka dash peza ,erionka velija me roshet e frroket qires i doli zeri si imamit ne minare.

  3. Patozi po te ishe ndonje kapacitet do ta vlersonim edhe pjesen tende, po me vjen keq edhe ti je si puna e Lulushit nje i konsumuar dhe i lodhur nga jeta. Ik shiko ndonje profesion tjeter mos u merr me politike

  4. Edhe Merhum Baze do e kete zili per kete opozite inatcore te patozit, por mos i vini shume re se duket qe eshte vellai i kamufluar i Rucit. Le te rrise ca pula, e derra deri sa te vije ne vehte, se per politikes;ia fershellejne me. MALL I SKADUAR.

  5. Pse hedh balte dhe vjell vrer per PD-ne ,more karrigethyer….e vole dhe e mole sa munde bashke me shoket e shoqet e tua, e tani vjell sa here te jepet rasti, Te pangopur dhe zemerliq qe paskeni qene!

  6. Astrit patosi ka qene dhe eshte njeri sahan lepires pa karakter inatci dhe me mentalitet anadolljal qe per karrike si themi ne ne kavaje vret edhe baben e vet

  7. O PATOSI I MIELLIT TE VORES FOLI SI GJITHMON POR VETE NE FAKTE ME KE ESHTE KY PASI QNDROJ NE PARLAMENT ME VOTEN TIME 20-VITE TANI MUNDOHET TE MBROJ BISNESET SKE PARE GJE AKOMA PATOS DHE BARE DO HAME… HASHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *