• |
ide | kryesore

Jurgen Klop thotë se Reali do të hyjë në fushë më i sigurtë

Sport



Trajneri i Liverpulit, Jurgen klop pranon se Reali i Madridit, ka shumë mundësi që do ta nisë finalen e Ligës së Kampioneve me më shumë vetëbesim. Madrilenët vijnë në Kiev pasi kanë fituar më parë 3 finale, ndërsa Liverpuli ka pësuar një disfatë me Seviljen në Ligën e Europës dy vite më parë.

Megjithatë, Klop është optimist se Liverpuli i tij do të jetë një rrezik real për kampionët e Europës.

Jam i sigurtë se në sekondat e para të ndeshjes, Reali do të jetë më i sigurtë se ne, por ky është edhe një problem sepse loja nuk mbaron në ato sekonda, por aty fillon” tha Klop.

“Kemi pasur dy javë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe gjithçka është e qartë. Kur e shikon Realin e Madridit të luajë kundër skuadrave të tjera, ti mendon “Uau- qenkan të fortë”. Por, ata nuk kanë luajtur kundër nesh, dhe kjo është pjesë e të vërtetës”.

Në konferencë me gazetarët, Klop ka thënë: “Shpirti është forca jonë më e madhe, 100 përqind, shpirti që kemi krijuar gjatë të gjithë sezonit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *