• |
ide | kryesore

Kryemadhi-Ramës: Dil nga tuneli i krimit dhe largohu, tashmë je i vetëm…

Lajme, Të fundit



Pas protestës së opozitës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet nga detyra.

“I bëj thirrje Edi Ramës që të dalë nga tuneli i krimit, t’i thërrasë ndërgjegjies dhe të dorëhiqet. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe të largohet. Ai është kthyer në një send dhe objekt të vjetër. Nëse Edi Ramës i dhumbset më shumë kauçuku i derës së Kryeministrisë se sa e ardhmja e shqiptarëve, shqiptarët kanë një ëndërr më të madhe, Bashkimin Europian”, tha Kryemadhi.

“Rama të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë, të tërhiqet, të largohet sepse tashmë është vetëm. Shqiptarët e kanë lënë vetëm ministrat dhe drejtorët e kanë lënë vetëm. Nuk ka zgjidhje tjetër ta largohet për t’i dhënë mundësi Shqipërisë për t’u hapur negociatat”.

Kryetarja e LSI shprehu falenderimet edhe për qytetarët e punonjësit e policisë, por dënoi dhunimin e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”.



3 Comments

  1. Ueee,
    I ben thirrjeeeee!!!
    Enteresant.
    Thirri, thirri
    – qenin e ngordhur do gjesh!!
    Vulehumburit pa atdhe, j’u tha. Ju Thirrini….
    Na nxorre ne Selamet 0 ti e Cizmes!!
    Ej, ngjala, tha, shkon e hyn ngado….

  2. a moj buce fallco ti, nuk arrij ta imagjinoj se si dikush mund te te degjoje e te te ndjek ty dhe partine tende ?

    1. Kur ju zagarët e portaleve merreni me një BURRNESHË do të thotë se e keni frikë or lapangjozë pa shtyllë kurrizore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *