• |
ide | kryesore

Manjani: Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit, në Greqi do ishin djegur qytete

Lajme, Të fundit



Ish ministri i LSI-së, Ylli Manjani vlerësoi veprimin e Lulzim Bashës për të tërhequr protestuesit në momentin kur përplasja me policinë po bëhej më e fortë. Sipas Manjanit është e vërtetë që në Francë apo Greqi, për të njëjtën kauzë do të ishin djegur qytete, por sipas tij, kreu i PD veproi për të mos lejuar skenare të padëshiruar.

“Çdo protestë është e mirë, nuk është e thënë që të vriten njerëz që të quhet protestë. Ne po përjetojmë për herë të parë policinë dhe ministrinë e Brendshme të jetës së njeriut, pasi hyn në jetën e çdo njeriu, kontrollon çdo gjë. Dëmi që i sjell trafiku i drogës një shteti është shumë më i madh se një mllef i shkaktuar në ditë proteste. Kam përshtypjen se në Greqi e Francë do ishin djegur qytetet, por këtu nuk ndodh. Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit dhe nuk la që të zhvillohej ndonjë skenar i padëshirueshëm” u shpreh Manjani gjatë një interviste për News24.

Sipas Manjanit, mes protestuesve kishte shumë mllef dhe opozita deri tani ka pasur një aksion për t’u lavdeëruar.

“Kemi një qeveri që vetëm bën propagandë, e tani na shfaqet si qeveri që zhduk prova. Bën të këqija dhe zhduk provat, nxjerr opozitën gënjeshtare. Kemi pasur përpjekjen e opozitës, që ka bërë një punë të lavdërueshme me thënë të drejtën. Nxorrën prova, dhe tani u finalizuan me një protestë. Ishte një pjesëmarrje shumë e mirë. Kishte një lum njerëzish, shihej një potencë e jashtëzakonshme antiqeveritare. Kishte goxha mllef. Unë isha në mes të njerëzve që nxirrnin mllef.

Nuk mendoj se shqiptarët kanë indiferencë për çështje politike. Ata marrin pjesë në politikë në mënyrën e tyre, secili ka mendimin e vet. Marrin pjesë në zgjedhje. Ajo që e ndan opinionin publik nga e vërteta janë analistët për fat të keq” ishin fjalët e Manjanit.

 



3 Comments

  1. Manjanit faktikisht i janë vërtetuar të gjitha deklaratat publike e nuk ka sepse ti shtohen deklaratave të tij fjalët relativizuese “sipas Manjanit”.
    Duke qenë ministër i drejtësisë deklaroi se situata e kanabizimit të gjithë Shqipërisë, kërkonte angazhimin edhe të Ushtrisë shqiptare. Pikërisht për këtë deklaratë realiste u shkarkua nga detyra e ministrit nga Rama..
    Pas shkarkimit të tij, u pranua që ai ka pasur të drejtë.
    Pra jo “sipas Manjanit”, por si një domosdoshmëri duhej që për kanabizimin e Shqipërisë të shpallej edhe gjendja e jashtëzakonëshme e në luftën kundër kanabisit, të merte pjese edhe ushtria.
    Me këtë deklaratë se kjo qeveri zhduk provat për veprimet kriminale, ka thënë një realitet tashmë të provuar jo vetëm për vëllanë e ministrit të mbrendshëm, por edhe për raste të tjera flagrante të këtij lloji.
    Kemi lexuar edhe artikuj redaksionalë të Lapsit që e kanë pranuar këtë që ka thënë Manjani e përse duhet të realativizohet me fjalët “sipas tij” ?
    Është vërtetë normale që akuzat mund ti formulojë me prova vetëm drejtësdia apo më saktë prokuroria.
    Por kur kryeprokurori i krimeve të rënda shkarkohet nga detyra nga një kryeprokurore e përgjithëshme e përkohëshme e zgjedhur nga kryeministri, pasi ka ngritur një akuzë për një ministër të tij, këtu nuk mund të ketë kush besim tek kjo drejtësi “kryeministrore”.
    Ishte skandaloz fakti se kryeministri, pa u deklaruar prokuroria për audiopërgjimin, doli me pretendimin se dikush i porositur prej tij, e paskej cilësuar ate përgjim si të “manipuluar”.
    Në këtë rast po, vërtetë mund të thuhet “sipas Ramës”

  2. Bravo Lulzim Bashes qe diti ta menaxhoje mire protesten se per ndryshe do kishte perfundua r ne revolte popullore duke djegur e shkaterruar gjithka dhe jo si Edi rama me demostratn e 21 janarit ku mbeten te vrare 4 persona duke i shtyer protestusit te shkaterronin dhr te mirte ve verine me force . dhe me keqa asnjhehere nuk mbajti pergjegjesi per ate qe beri :Ne bote dhe ne drejtesi njihet si koncept shkaku dhe pasoja qe coi ne kete tragjedi

  3. Bravo Lulzim Bashes qe diti ta menaxhoje mire protesten se per ndryshe do kishte perfundua r ne revolte popullore duke djegur e shkaterruar gjithka dhe jo si Edi rama me demostratn e 21 janarit ku mbeten te vrare 4 persona duke i shtyer protestusit te shkaterronin dhr te mirte qeverine me force . dhe me keqa asnjhehere nuk mbajti pergjegjesi per ate qe beri :Ne bote dhe ne drejtesi njihet si koncept shkaku dhe pasoja qe coi ne kete tragjedi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *