• |
ide | kryesore

Policia deklaratë zyrtare: 11 policë të lënduar dhe vetëm 1 protestues

Lajme, Të fundit



Në përfundim të protestës së opozitës, policia ka dalë në përfundimin se nga radhët e uniformave blu mbetën të plagosur 11 policë, ndërsa nga protestuesit vetëm 1 person, konkretisht Bledi Kasmi, kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike. Sipas policisë, incidentet nisën nga protestuesit përballë kryeministrisë dhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme.

“Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit janë hedhur gurë dhe mjete të tjera rrethanore dhe mjaft prej tyre janë goditur me sende të forta. Për pasojë janë lënduar dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 11 efektivë policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe mes tubuesve pati një të lënduar, i cili mori ndihmën mjekësore të nevojshme” thuhet në deklaratë.

Policia njoftoi se një grup hetimor është ngritur pranë prokurorisë së Tiranës dhe po heton për shkaqet e incidenteve. “Për hetimin e rasteve të dhunës së ushtruar është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Ky grup, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punon për identifikimin e episodeve të dhunës, identifikimin e personave përgjegjës si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi” thuhet në njoftim.



7 Comments

  1. Barbar ye paguar me leket e shqiptareve te vjedhur nga Basha me kompani. Kto jane veprimet e nje pjese te vogel njerzish qe nuk na perfaqesojn.

  2. Ja cfare bejne thirrnet e dhunshme te Bashes qe vrau 4 veta ne 21 janar. Duket qarte policia e bashes me policin e xhafes

  3. Po policet cfare ju ben more kafshe njerez qe i bini policise se shkret. Per 50 mij lek qe moret nga protesta i rrat e i vrat policet. Turp tju vij

  4. Neve na perfaqesojne vetem protestuesit e 21 janarit. Ata vetem petale luleah hidhnin mbi policet dhe shqetesoheshin nese ndonje polic qe teshtitej. Biles me sa kujtoj disa nga prptestursit e atehershem shpermdanin facolete letre per police me grip ndersa te tjeret iu jepnin kruajtese dhembesh per pas ushqimit

  5. Pikërisht ata që u hodhën kundër policisë e Gardës në 21 janar duke gjakosur deri edhe komandantin e Gardës, tani kanë paturpësinë të flasin për dhunë të demostruesve..
    E gjithë protesta e organizuar nga opozita, ishte një demostrim tërësisht paqesor e mbrenda gjithë normave demokratike.
    Cila ishte kauza e demostratës së dhunëshme të 21 janarit të 2011 e cila ishte kauza e demostratës së 26 majit 2018 ?
    Kjo duhet komentuar e analizuar e jo manipulime me shifra se u plagosën 11 policë e u plagos vetëm një demostrues.
    Ngjarja u filmua e tëra live dhe nuk pamë asnjë polic të gjakosur siç u panë në 21 janar.
    Në vënd të përgëzohet opozita që organizoi një protestë të rregullt e pa eksese, e bile ndërhyri kur disa protestues i kaluan caqet, me paturpësi sulmohet lideri i opozitës që është krejtë e kundërta e temperamentit skicofren të Ramës.
    Le të thotë ndonjë nga zhabat që kuak-kuakasin këtu, se kur e kanë degjuar ndonjëherë Lulzim Bashën që të ofendojë qytetarët e gazetarët, kur Edi Rama këtë e bën çdo ditë ?

  6. Shume efryrekjo propagande e qeverise, ne lidhje me numurin eplagosijes sepoliceve. Jane derguar ne spital edhe ata qe jane gervishur, por edhe ata qe ipickoi nga vapa mushkonja. Populli demostrues, pame tevoglen send dhune, protestonte, policia me tere arsenalin e dhunes e mbrojtjeje na u plagosen plot11 police aktore te spektaklit RAMA, kjo per tethene se demostruesit ishin te dhuneshem, e per te dale te lare me shkopat qe ua kercisnin mbi koke protestueseve.E pame furgonin policesk qe shkoi ne spital, hynin me vrap ushtarak,si te komanduar, per mjekimin e pucerrave,e pickimeve te insekteve, por na dole rrezik perjeten, na shkuan te lare ne gjak, e me barrele. Vleresoni oqelbesira te rilindjes jetet e te gjitheve e mos sulmoni me tendeca politike demonstruesit, sepse kauza e saj eshte per tere popullin e mashtruar nga junta komuniste ne pushtet.

  7. Edi rama si ne pozicionin e opozites po ashtu te qeverise njeh dhe perdot vetem dhunen si me 21 janarin ku coi dhe vrau 4 persona qe me vone te merrte qeverine : turp per edvinin Ai nuk rron dot pa gjakderdhje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *