• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool bën kampionat më vete: 25 pikë nga City, vendosi Mane

Sport, Video



Liverpool nuk ka rival në kampionat dhe kjo dihej, por cështja është se tani Reds po e ekzagjerojnë, duke shkuar në 25 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt Manchester City, ndërkohë që është ende i pamundur në kampionat. Jurgen Klopp këtë herë e merr fitoren përballë Norëich nga pankina, me Sadio Mane që mbajti skuadrën e Merseyside në shinat e rekordeve.

Të besuarit e Klopp e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, edhe pse problem patën para portës. Presioni i vazhdueshëm i Liverpool nuk gjeti zgjidhjen në pjesën e parë edhe pse rastet Reds i patën. Telashet që i janë krijuar rivalëve më të afërt, por natyrisht edhe euforia për një kampionat që e kanë fituar shumë javë pa u mbyllur Premier League kanë ndikuar në vetëkënaqësinë e lojtarëve të teknikut gjerman, që nuk kishin cinizmin dhe ekzaltimin e përhershëm. Duhej aktivizimi i Sadio Mane në minutën e 60’, që Reds të kishin një tjetër marsh. Senegalezit iu deshën vetëm 18 minuta përpara se të vendoste ndeshje dhe ti jepte Liverpool fitoren e 25 në 26 ndeshje.

Me këtë fitore Liverpuli shkon në kuotën e 76 pikëve, 25 pikë i shkëputur nga vendi i dytë, duke u afruar gjithnjë e më me shpejtësi tek titulli kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *