• |
ide | kryesore

Berisha publikon foton: Ky është skafi i Tahirit, kushëriri i tij transportoi 3.5 ton drogë në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Berisha ka publikur një foto, ku ai pretendon se shfaqet skafi i Saimir Tahirit me të cilin kushëriri i tij Moisi Habilaj transportonte drogë drejt Italisë.

“Ne foto skafi i Saje qorrit qe transportoi 3.5 ton droge ne Itali me tezaket e tij, Moisiu dhe Habilajt e tjere ne bord!”,shkruan Berisha.

Sot policia italiane njoftoi arrestimin e një bande shqiptare të kryesuar nga Moisi Habilaj, që sipas opozitës është kushëriri i Tahirit.

Ky i fundit ka reaguar duke thënë se pret ‘drejtësi deri në fund dhe dënim maksimal’  për ata që ia quajnë si kushërinjtë e tij. Sipas opozitës 3.5 ton drogë e dërguar në Itali me skafin e Tahirit, kap një vlerë në treg rreth 20 milionë euro.

© LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *